Romani “Pallati i Ëndrrave” i Ismail Kadaresë është ndoshta romani më i bukur dhe shprehës i shkrimtarit. I publikuar në vitin 1982, në kulm të izolimit të madh të Shqipërisë dhe dhunës shtetërore, ky roman flet për një institucion të çuditshëm të Perandorisë Osmane, Ministrinë e Ëndrrave.
Pothuajse askush nuk mbeti pa e kuptuar se një institucion i tillë gjendej në Shqipërinë e viteve ’80 dhe quhej Sigurimi i Shtetit, një aparat prej mijëra veshësh që dëgjonin gjithçka, por mbi të gjitha, përgjonin ëndrrat e shqiptarëve për një jetesë normale. Kadare përfundoi në gjyqin e partisë për atë vepër dhe shpëtoi për mrekulli.
Diktaturat kanë të njëjtat tipare, pavarësisht se në cilin cep të botës ndodhen. Dje, një artiste iraniane, e cila jeton prej dekadash në SHBA, Shirin Neshat, deklaroi se po punon për ta transformuar Pallatin e Ëndrrave në një film.
“Jam shumë e interesuar për një roman të shkruar nga shqiptari Ismail Kadare, të quajtur “Pallati i Ëndrrave”, do të jetë një film në anglisht se ka shumë gjasa që do të filmohet në Evropën Lindore,” tha Neshat për Indiewire, transmeton Starti.
Sipas artistes, romani mund të shërbejë si një alegori e lidhur me Iranin në mënyrën se si mund të paraqesë përpjekjet e shtetit për kontrollin e mendjes dhe imagjinatës së njerëzve, përfshirë edhe ëndrrat e tyre.
“Ndjej se ka mënyra për ta eksploruar absurditetin, fantaticizmin vicioz që na kërcënon ne sot”, tha Neshat, duke shtuar: “Te Pallati i Ëndrrave shoh një paralele të mrekullueshme në historinë e errët e komunizmit shqiptar dhe Iranit pas revolucionit islamik.”
E lindur në vitin 1957, Neshat u largua nga Irani pas revolucionit islamik të vitit 1978 dhe u kthye në Iran vetëm pas dymbëdhjetë vjetësh. Veprat e saj janë ekspozuar gjerësisht në Evropë dhe SHBA. /Koha/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Template-per-Instagram-380x233.jpg)
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
![Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/11/Foto-Kryesore-4-380x233.jpg)
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
![Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Foto-Kryesore-380x233.jpg)
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
![Gjashtë emrat që mund ta zëvendësojnë Bidenin si kandidatë të demokratëve për president](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Screenshot_28-13-380x233.png)
Gjashtë emrat që mund ta zëvendësojnë Bidenin si kandidatë të demokratëve për president
![Çfarë do të ndodhte nëse Biden do të vendoste të tërhiqej nga gara për president?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Screenshot_18-24-380x233.png)
Çfarë do të ndodhte nëse Biden do të vendoste të tërhiqej nga gara për president?
![Ku dhe si i gjeti policia kamerat në veri?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Veton-Elshani-vendi-ku-ishte-grupi-terrorist-serb-ne-Manastirin-e-Banjskes-se-Zvecanit-veri-foto-Ridvan-Slivova-69-e1699296486847-1-380x233.jpg)
Ku dhe si i gjeti policia kamerat në veri?
![Njeriu më i zgjuar në botë: Kështu jeton Christopher Langan i cili është personi më inteligjent në planet](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/chris-langan-missouri.jpeg)
Njeriu më i zgjuar në botë: Kështu jeton Christopher Langan i cili është personi më inteligjent në planet
![Morën vendime të gabuara, dy gjyqtarë largohen nga Euro 2024](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/gjyqtaret-2-380x233.jpg)
Morën vendime të gabuara, dy gjyqtarë largohen nga Euro 2024
![Nagelsmann bëhet i pamëshirshëm, pritet ta largojë nga formacioni superyllin për ndeshjen ndaj Danimarkës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/nagelsmann-gjermani-380x233.jpg)
Nagelsmann bëhet i pamëshirshëm, pritet ta largojë nga formacioni superyllin për ndeshjen ndaj Danimarkës