Rrëfenjë arabe
Përktheu: Bajram Karabolli
Në fillim të kohërave, perënditë u mblodhën për të krijuar njeriun: burrin dhe gruan. Dhe vendosën ta bënin njeriun të ngjashëm me veten e tyre. Atëherë, një perëndi thotë:
– Prisni pak. Ju thoni t’i krijojmë njerëzit që të jenë të ngjashëm me ne, domethënë, ata të kenë një trup të barabartë me trupin tonë dhe një forcë inteligjence të barabartë me tonën. Në rregull. Por, unë mendoj që të kenë diçka që i veçon ata nga ne, përndryshe do të krijojmë perëndi të reja.
Pasi mendohen shumë, një perëndi thotë:
– E gjeta! Le t’ia heqim njeriut lumturinë, të cilën ne e kemi.
– Mirë thua po… ku do ta fshehim? – pyet një perëndi tjetër.
– Le ta fshehim në majën e malit më të lartë në botë.
– Unë mendoj se nuk është një ide e mirë, sepse njeriu është aq i zoti sa do ta gjejë atë.
– Atëherë… le ta fshehim atë në fund të oqeanit, – thotë një tjetër.
– Jo. Mos harro se, me inteligjencën që do t’i japim ne njeriut, herët a vonë, ai do të ndërtojë një mjet që mund të zbresë edhe në thellësinë më të madhe të oqeanit.
– Pse nuk e fshehim lumturinë në një planet tjetër dhe jo në tokë?
– Edhe kjo nuk është një ide e mirë, sepse do të vijë një ditë që njeriu, me teknologjinë që do të zhvillojë, do të arrijë të udhëtojë në planetë të tjerë. Kështu që do ta gjejë lumturinë dhe do të jetë i barabartë me ne.
Një nga perënditë, e cila, deri atëherë, kishte heshtur dhe kishte dëgjuar me interes idetë e propozuara nga të tjerat, flet dhe thotë:
– Do t’jua tregoj unë se cili është vendi më i përsosur për të fshehur lumturinë, ku njeriu nuk ka për ta gjetur kurrë.
Të gjitha e shikojnë me habi dhe, menjëherë, e pyesin:
– Ku?
– Ne duhet t’ia fshehim lumturinë njeriut brenda vetes së tij, sepse njeriu do ta kërkojë atë gjithandej, po, kurrë, nuk do t’i shkojë në mendje se lumturia ndodhet brenda tij.
Të gjitha perëndive kjo iu duk një ide e shkëlqyer dhe ashtu vendosën.
Prandaj, njeriu qysh atëherë e kalon jetën e tij duke kërkuar lumturi, pa e kuptuar se ai e bart atë me vete.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFadil Hoxha e Veli Deva, Enver Hoxhës më 1968: Kujdes me Titon, se po na e vështirësoni punën në Kosovë
Aktori Abdurrahman Shala - eprori i dikurshëm i një burgu në Prishtinë, që ndali vrasjet e shqiptarëve!
“Liria e së nesërmes”: A e njeh ky njeri rrugën e paqes mes Izraelit dhe Palestinës?
Karnavalet, origjina dhe domethënia
LAMTUMIRË VËNDET E MIJA
Binjaket magjepsëse dhe shkrimtarët e famshëm
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën