LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet një partiturë e panjohur e W.A. Mozart

Zbulohet një partiturë e panjohur e W.A. Mozart

Në mediatekën e qytetit Nantes, është zbuluar një partiturë e panjohur deri më tani e kompozitorit të madh austriak, Wolfgang Amadeus Mozart, ka njoftuar "Presse-Ocean".

Gazeta shkruan: “Hulumtuesit nga një institut gjerman, së bashku me disa partitura tjera kanë zbuluar partiturën e nënshkruar nga Mozart”.

Hulumtuesit gjermanë kishin nisur gërmimet e tyre në këto arkiva për të dhëna dhe dokumente mbi krijimtarinë e Mozartit në mediatekë, por nuk e kishin menduar se mes tyre do të zbulonin edhe një partiturë të rrallë, njofton e përditshmja “Presse-Ocean”.

Një muzikant lokal, i cili kishte parë veprën, ka thënë se dokumenti përbëhet nga dy pjesë, një pjesë me katër kohë me 15 tonalitete dhe një pjesë tjetër, dorëshkrim, i cili vështirë mund të lexohet.


Në trend Kultura

Më shumë
Shkollimi i shqiptarëve në Beograd

Shkollimi i shqiptarëve në Beograd

Kulture
Historia e fisit Shala

Historia e fisit Shala

Kulture
Adriano Celentano kur ka dëgjuar zërin e Françesk Radit: Ky jam unë!

Adriano Celentano kur ka dëgjuar zërin e Françesk Radit: Ky jam unë!

ELEGJI

ELEGJI

Analiza
Ideja e sionistit Leo Elton, që në Shqipëri të formohej shteti hebraik!

Ideja e sionistit Leo Elton, që në Shqipëri të formohej shteti hebraik!

Kulture
SI TRËNDAFIL I KUQ

SI TRËNDAFIL I KUQ

Kalo në kategori