LAJMI I FUNDIT:

Paraqitet modeli i klonuar i Galaxy S6

Paraqitet modeli i klonuar i Galaxy S6

Modeli më i ri i telefonit të Samsung, Galaxy S6 është modeli më i ri i telefonit të klonuar. Është kompania e quajtur Landvo e cila e ka krijuar një model pothuajse identik me Galaxy S6.

Siç mund të shihet edhe nga fotografia, përveç emrit të Samsung, është e vështirë të dallohen dy modelet e telefonave, ndërsa për ti bërë gjërat edhe më keq, Landvo e ka kopjuar edhe ndërfaqen e Samsung TouchWiz UI.

Pajisja e re mobile e klonuar do të lansohet me emrin Landvo S6, edhe pse nuk pritet që e njëjta të ofrojë specifikat e njëjta të avancuara të Samsung Galaxy S6.

Kloni i Galaxy S6 do të shfaqet me një ekran prej 5.1 inç në IPS dhe i njëjti do të vijë me një procesor quad core MTK MT6852, bashkë me kamerën 5MP në pjesën e përparme dhe kamerën prej 16MP në anën e pasme.


Bateria e Landvo S6 do të sjell 2550mAh, mundësinë për dy sim kartela dhe Android 5.0 Lollipop. (Telegrafi)