LAJMI I FUNDIT:

iPhone 6 Plus, fableti nr. 1 në SHBA

iPhone 6 Plus, fableti nr. 1 në SHBA

Fabletët kanë qenë pajisje të famshme në SHBA në tremujorin e parë të këtij viti, thuhet sipas një hulumtimi të ri të bërë nga Kantar.

Por iPhone 6 Plus është thënë se ka qenë më i mirë prej tyre, dhe më i shituri njëkohësisht.

Fabletët që definohen si telefona mobil smart me ekrane më të mëdha se 5.5” kanë marrë më shumë se 21 për qind të tregut në tremujorin e kaluar.

Dhe ky numër ishte marramendës në rritje sepse në tremujorin e parë të vitit 2014 kjo shifër ishte vetëm 6 për qind.


Pajisja që e ka udhëhequr këtë treg ka qenë Apple iPhone 6 Plus që ka marrë 44 për qind të tregut të fabletëve në SHBA, vetëm në këtë tremujor.

Dhe arsyeja kryesore për këtë sipas përdoruesve ishte pikërisht madhësia e ekranit të telefonit të madh të Apple. (Telegrafi)