LAJMI I FUNDIT:

Apple rritet në tregun amerikan

Apple rritet në tregun amerikan

Apple iPhone është një nga telefonat më të shitur në SHBA, dhe tani kompania ka arritur të rrisë pjesën e saj të tregut të telefonave të mençur.

Sipas një raporti të fundit nga comScore, e cila e ka bërë raportin e saj më të ri për tregun mobil në SHBA për periudhën 3 mujore e cila ka përfunduar në mes të muajit maj 2014, iPhone i Apple tashmë ka 41.9 për qind të tregut të telefonave të mençur.

Kjo është një rritje nga 41.3 për qind e cila ishte në tre muajt e mëparshëm, duke lënë pas rivalin Samsung, i cili gjithashtu është rritur nga 27 për qind në 27.8 për qind.

Në vendin e tretë është LG me 6.5 për qind të tregut të telefonave të mençur në SHBA, i cili ka rënë nga 6.8 për qind, sa kishte tre muaj më herët.


LG pasohet nga Sony Ericsson, e cila mban 6.3 për qind të tregut, sa kishte edhe tre muaj më parë, dhe HTC, e cila ka një rënie të lehtë nga 5.4 për qind në 5.1 për qind. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Përpara ngjarjes së madhe të Apple, bëhet virale reklama e parë indiane e gjigantit teknologjik

Përpara ngjarjes së madhe të Apple, bëhet virale reklama e parë indiane e gjigantit teknologjik

Teknologji
Video-lojërat Netflix vijnë edhe për ekranet televizive dhe kompjuter

Video-lojërat Netflix vijnë edhe për ekranet televizive dhe kompjuter

Lojëra
AirPods të Apple përmirësohen me veçori të fuqishme - Siri Interactions

AirPods të Apple përmirësohen me veçori të fuqishme - Siri Interactions

Teknologji
Se detajet bëjnë diferencën - skanimi CT tregon më së miri dallimin mes AirPods-ave origjinale dhe atyre falso

Se detajet bëjnë diferencën - skanimi CT tregon më së miri dallimin mes AirPods-ave origjinale dhe atyre falso

Teknologji
Harroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?

Harroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?

Teknologji
Google thotë se aplikacioni Lens mund të ndihmojë në identifikimin e problemeve të lëkurës

Google thotë se aplikacioni Lens mund të ndihmojë në identifikimin e problemeve të lëkurës

Teknologji
Kalo në kategori