LAJMI I FUNDIT:

Telefoni më i sigurtë në botë kushton 629 dollarë!

Telefoni më i sigurtë në botë kushton 629 dollarë!

Blackphone, ose siç njihet ndryshe – telefoni më i sigurt Android, i cili është zbuluar gjatë muajit qershor, përfundimisht do të fillojë të shitet tani, pasi është shndërruar në një produkt të vërtetë.

Kompanitë partnere të cilat e kanë krijuar Blackphone – Silent Circle dhe Geeksphone, sot kanë njoftuar se telefoni i tyre tashmë do të fillojë tu dërgohet atyre që e kanë para-porositur.

Edhe pse pritej të lansohej zyrtarisht në prill, Blackphone vetëm sot është zyrtarizuar tërësisht, dhe përdoruesit e këtij modeli të telefonit i cili fokusohet në sigurinë dhe mbrojtjen e privatësisë së përdoruesve ofron procesorin quad-core 2 GHz, 2GB RAM, 16GB memorie të brendshme dhe lidhjen me rrjetet LTE.

Karakteristikat e këtij modeli nuk janë më të avancuarat, por për 629 dollarë përdoruesit marrin një pajisje që thuhet se është e sigurtë, dhe aplikacionet e integruara sikurse Silent Phone, Silent Text dhe Silent Contacts, Blackphone Security Center, Blackphone Activation Wizard dhe Blackphone Remote Wipe.


Pritjet janë që ky model i telefonit të mençur të ofrojë mbrojtje më të madhe se sa rivalët e saj kryesor dhe të apelojë për ata që kujdesen për mbajtjen e të dhënat e tyre personale të sigurta, dhe të mbyllura. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Përpara ngjarjes së madhe të Apple, bëhet virale reklama e parë indiane e gjigantit teknologjik

Përpara ngjarjes së madhe të Apple, bëhet virale reklama e parë indiane e gjigantit teknologjik

Teknologji
Video-lojërat Netflix vijnë edhe për ekranet televizive dhe kompjuter

Video-lojërat Netflix vijnë edhe për ekranet televizive dhe kompjuter

Lojëra
AirPods të Apple përmirësohen me veçori të fuqishme - Siri Interactions

AirPods të Apple përmirësohen me veçori të fuqishme - Siri Interactions

Teknologji
Se detajet bëjnë diferencën - skanimi CT tregon më së miri dallimin mes AirPods-ave origjinale dhe atyre falso

Se detajet bëjnë diferencën - skanimi CT tregon më së miri dallimin mes AirPods-ave origjinale dhe atyre falso

Teknologji
Harroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?

Harroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?

Teknologji
Google thotë se aplikacioni Lens mund të ndihmojë në identifikimin e problemeve të lëkurës

Google thotë se aplikacioni Lens mund të ndihmojë në identifikimin e problemeve të lëkurës

Teknologji
Kalo në kategori