LAJMI I FUNDIT:

Samsung Galaxy Note 4 në dy versione, me super-procesorë

Samsung Galaxy Note 4 në dy versione, me super-procesorë

Javën e kaluar, Samsung Galaxy Note 4 u shfaq në testet e AnTuTu, dhe në këto krahasime shihet se pajisja e re e Samsung vjen në dy versione dhe me dy procesorë të ndryshëm.

Një version i Samsung Galaxy Note 4 do të vijë me procesorin e fuqishëm, quad core Qualcomm Snapdragon 805, ndërsa versioni tjetër i fabletit të Samsung do të vijë me procesorin 8 core Samsung Exynos 5433.

Tani që karakteristikat e rëndësishme të Samsung Galaxy Note 4 janë bërë publike, shihet se versioni me procesorin e Samsung, Exynos 5433 ka shënuar më lartë sa i përket fuqisë së procesorit, sesa versioni me procesorin e Qualcomm.

Samsung Galaxy Note 4 thuhet se do të vijë me ekranin e ndjeshëm në prekje me diagonalen prej 5.7” në Quad HD me rezolucion prej 2560 x 1440 pikselëve, plus 3GB RAM dhe 32GB memorie të brendshme, pa përjashtuar edhe portin për mikroSD kartelë e cila mund ta rrisë hapësirën e fabletit edhe më shumë se kaq.


Në mesin e specifikave tjera të avancuara që Note 4 pritet ti sjell janë edhe dy kamerat e fabletit, ajo e pasmja me 16 MP, dhe kamera e përparme për selfie me 3.7MP./Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Përpara ngjarjes së madhe të Apple, bëhet virale reklama e parë indiane e gjigantit teknologjik

Përpara ngjarjes së madhe të Apple, bëhet virale reklama e parë indiane e gjigantit teknologjik

Teknologji
Video-lojërat Netflix vijnë edhe për ekranet televizive dhe kompjuter

Video-lojërat Netflix vijnë edhe për ekranet televizive dhe kompjuter

Lojëra
AirPods të Apple përmirësohen me veçori të fuqishme - Siri Interactions

AirPods të Apple përmirësohen me veçori të fuqishme - Siri Interactions

Teknologji
Se detajet bëjnë diferencën - skanimi CT tregon më së miri dallimin mes AirPods-ave origjinale dhe atyre falso

Se detajet bëjnë diferencën - skanimi CT tregon më së miri dallimin mes AirPods-ave origjinale dhe atyre falso

Teknologji
Harroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?

Harroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?

Teknologji
Google thotë se aplikacioni Lens mund të ndihmojë në identifikimin e problemeve të lëkurës

Google thotë se aplikacioni Lens mund të ndihmojë në identifikimin e problemeve të lëkurës

Teknologji
Kalo në kategori