LAJMI I FUNDIT:

BlackBerry bën gati modelin Passport, për dalje nga kriza

BlackBerry bën gati modelin Passport, për dalje nga kriza

BlackBerry është duke u bërë gati ta lansojë një model të ri të telefonit, me të cilin kompania synon të dal nga kriza që e ka kapluar për një kohë të gjatë, duke e nxjerr edhe nga tregu mobil global, në të cilin tani kompania kanadeze ka një pjesëmarrje të vogël.

Ajo që është e pazakontë në lidhje me këtë telefon është ekrani i fortë me rezolucion të lartë dhe tastierë të vogël.

Modeli i ri i telefonit quhet BlackBerry Passport, ndërsa emri i këtij modeli brenda kompanisë BlackBerry është Windermere. Ky do të jetë modeli i parë i telefonit BlackBerry me një ekran prej 4.5 inç dhe rezolucion prej 1440 x 1440 pikselëve (me densitet prej 453ppi).

Lajmi i parë që u bë i ditur lidhur me BlackBerry Passport ishte kur kishte rrjedhur dokumentacioni i paraqitur për BlackBerry 10.3 – versioni i avancuar i sistemit të saj operativ.


BlackBerry Passport do të mbështesë edhe dyqanin e aplikacioneve të Amazon AppStore për aplikacionet e Android, ndërsa ofron mbështetje edhe për fajllat në kompjuterët personal dhe ofron pamje të re me ikona të përmirësuara, meny të shpejtë të instalimit dhe më shumë se kaq. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Përpara ngjarjes së madhe të Apple, bëhet virale reklama e parë indiane e gjigantit teknologjik

Përpara ngjarjes së madhe të Apple, bëhet virale reklama e parë indiane e gjigantit teknologjik

Teknologji
Video-lojërat Netflix vijnë edhe për ekranet televizive dhe kompjuter

Video-lojërat Netflix vijnë edhe për ekranet televizive dhe kompjuter

Lojëra
AirPods të Apple përmirësohen me veçori të fuqishme - Siri Interactions

AirPods të Apple përmirësohen me veçori të fuqishme - Siri Interactions

Teknologji
Se detajet bëjnë diferencën - skanimi CT tregon më së miri dallimin mes AirPods-ave origjinale dhe atyre falso

Se detajet bëjnë diferencën - skanimi CT tregon më së miri dallimin mes AirPods-ave origjinale dhe atyre falso

Teknologji
Harroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?

Harroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?

Teknologji
Google thotë se aplikacioni Lens mund të ndihmojë në identifikimin e problemeve të lëkurës

Google thotë se aplikacioni Lens mund të ndihmojë në identifikimin e problemeve të lëkurës

Teknologji
Kalo në kategori