LAJMI I FUNDIT:

Amazon Smartphone prezantohet nesër!

Amazon Smartphone prezantohet nesër!

Nesër gjatë ditës, Amazon do ta mbajnë një konferencë për media, në të cilën kompania do ta prezantojë telefonin e saj të parë të mençur të njohur si Amazon Smartphone, dhe sipas informacioneve të para thuhet se do të ofrohet ekskluzivisht në operatorin mobil amerikan AT&T.

Amazon tashmë ka një partneritet me AT&T sa i përket tabletit të saj Kindle Fire dhe lexuesve tjerë elektronik, dhe nuk është aspak befasi që Amazon Smartphone do të ofrohet tek ky operator, ekskluzivisht pas lansimit në tregun amerikan.

Ajo që dihet deri më sot është se telefoni i mençur i AT&T do ta ofrojë ekranin me diagonalen prej 4.7 inç në HD me rezolucion prej 1280 x 720 pikselëve, ndërsa pajisja do të ofrojë edhe procesorin quad core të Qualcomm Snapdragon.

Karakteristikat tjera të Amazon Smartphone përfshijnë edhe 2GB RAM dhe opsionin për 16GB ose 32GB memorie të brendshme, si dhe portin për microSD card.


Kamerat e përparme të Amazon Smartphone thuhet se do të krijojnë një numër të efekteve 3D, dhe se numri i kamerave do të jetë më i madh sesa vetëm dy që vijnë zakonisht në telefona të mençur.

Megjithatë, këto janë vetëm disa nga pretendimet për specifikat e telefonit të Amazon, ndërsa nesër pritet që të gjitha detajet e këtij modeli të ri të telefonit të bëhen zyrtare. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Përpara ngjarjes së madhe të Apple, bëhet virale reklama e parë indiane e gjigantit teknologjik

Përpara ngjarjes së madhe të Apple, bëhet virale reklama e parë indiane e gjigantit teknologjik

Teknologji
Video-lojërat Netflix vijnë edhe për ekranet televizive dhe kompjuter

Video-lojërat Netflix vijnë edhe për ekranet televizive dhe kompjuter

Lojëra
AirPods të Apple përmirësohen me veçori të fuqishme - Siri Interactions

AirPods të Apple përmirësohen me veçori të fuqishme - Siri Interactions

Teknologji
Se detajet bëjnë diferencën - skanimi CT tregon më së miri dallimin mes AirPods-ave origjinale dhe atyre falso

Se detajet bëjnë diferencën - skanimi CT tregon më së miri dallimin mes AirPods-ave origjinale dhe atyre falso

Teknologji
Harroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?

Harroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?

Teknologji
Google thotë se aplikacioni Lens mund të ndihmojë në identifikimin e problemeve të lëkurës

Google thotë se aplikacioni Lens mund të ndihmojë në identifikimin e problemeve të lëkurës

Teknologji
Kalo në kategori