LAJMI I FUNDIT:

LG G3 ia kalon të gjithëve për baterinë!

LG G3 ia kalon të gjithëve për baterinë!

LG G3 është ndër telefonat e parë të mençur i cili sjell teknologjinë e ekranit Quad HD, dhe rezolucionin prej 2560 x 1440 pikselëve, dhe siç mund të pritej, këto performanca mund të kenë një barrë shtesë mbi baterinë e telefonit.

Megjithatë, duket se LG është fokusuar shumë në performancën e baterisë kur ka vendosur ta krijojë modelin G3, pasi që së fundmi ky telefon është krahasuar me rivalët kryesor sikurse Samsung Galaxy S5, Sony Xperia Z1, HTC One M8, dhe iPhone 5S, sa i përket baterisë, dhe ka performuar më mirë sesa konkurrentët e saj.

Sipas Phone Arena, modeli kryesor tashmë i telefonit të LG, G3 i kalon të gjithë rivalët e saj sa i përket baterisë.

Në testet e bëra, bateria e LG G3 zgjat 8 e 50 minuta, ndërsa vendin e dytë e ka zënë Galaxy S5, bateria e të cilit ka zgjatur 8 orë e 20 minuta.


Për këta telefona, gjithashtu është testuar koha e mbushjes me rrymë dhe LG G3 përsëri e ka zënë vendin e parë, pasi që këtij modeli të telefonit i janë nevojitur vetëm 120 minuta për rimbushje të plotë, dhe ky rekord është ndjekur nga afër nga Galaxy S5.

Kohët e fundit gjithashtu është thënë se LG ka pasur shitje edhe më të fortë të G3 sesa Samsung me Galaxy S5 në 5 ditët e para pas lansimit zyrtar.

Do të jetë interesante të shihet se sa i famshëm do të bëhet LG G3, ndërsa sipas të dhënave fillestare të shitjeve mund të pritet që LG G3 të bëhet telefoni më i shitur në sistemin operativ Android. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Përpara ngjarjes së madhe të Apple, bëhet virale reklama e parë indiane e gjigantit teknologjik

Përpara ngjarjes së madhe të Apple, bëhet virale reklama e parë indiane e gjigantit teknologjik

Teknologji
Video-lojërat Netflix vijnë edhe për ekranet televizive dhe kompjuter

Video-lojërat Netflix vijnë edhe për ekranet televizive dhe kompjuter

Lojëra
AirPods të Apple përmirësohen me veçori të fuqishme - Siri Interactions

AirPods të Apple përmirësohen me veçori të fuqishme - Siri Interactions

Teknologji
Se detajet bëjnë diferencën - skanimi CT tregon më së miri dallimin mes AirPods-ave origjinale dhe atyre falso

Se detajet bëjnë diferencën - skanimi CT tregon më së miri dallimin mes AirPods-ave origjinale dhe atyre falso

Teknologji
Harroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?

Harroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?

Teknologji
Google thotë se aplikacioni Lens mund të ndihmojë në identifikimin e problemeve të lëkurës

Google thotë se aplikacioni Lens mund të ndihmojë në identifikimin e problemeve të lëkurës

Teknologji
Kalo në kategori