LAJMI I FUNDIT:

Moto X mund të provohet për 2 javë, për vetëm 1 cent

Moto X mund të provohet për 2 javë, për vetëm 1 cent

Përpjekja e fundit e Motorolas për ta bindë publikun amerikan në blerjen e telefonit të saj, Moto X quhet "Try then Buy” - (Provoni para se të blini), është një ofertë për marrëveshje me konsumatorët, të cilët e pëlqejnë modelin e saj të teleofonit, por mund të jenë të pasigurtë për funksionalitetin e të njëjtit.

Oferta e shumë-përfolur e Motorola-së ishte raportuar fillimisht nga Android Police, tashmë është bërë zyrtare, dhe mund të vlerësohet në faqen zyrtare të kompanisë amerikane, e cila i është shitur tani gjigantit kinez, Lenovo.

Motorola është duke e kërkuar për vetëm 1 cent paraprakisht nga përdoruesit e saj, në këmbim të telefonit, i cili mund të mbahet deri në dy javë.

Për më shumë, blerësve potencial ju jepet edhe mundësia e personalizimit të plotë të telefonit, përmes shërbimit Moto Maker, ngjashëm sikurse edhe pronarëve aktual të telefonit, Moto X.


Pas përfundimit të vlerësimit dy-javor të telefonit, ata që dëshirojnë ta mbajnë Moto X duhet ta paguajnë pjesën e mbetur të çmimit të shitjes me pakicë, i cila fillon prej 349,99 dollarë.

Ndërsa, ata që nuk janë të impresionuar nga specifikat e Moto X mund ta kthejnë atë duke e përdorur një etiketë të kthimit. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Përpara ngjarjes së madhe të Apple, bëhet virale reklama e parë indiane e gjigantit teknologjik

Përpara ngjarjes së madhe të Apple, bëhet virale reklama e parë indiane e gjigantit teknologjik

Teknologji
Video-lojërat Netflix vijnë edhe për ekranet televizive dhe kompjuter

Video-lojërat Netflix vijnë edhe për ekranet televizive dhe kompjuter

Lojëra
AirPods të Apple përmirësohen me veçori të fuqishme - Siri Interactions

AirPods të Apple përmirësohen me veçori të fuqishme - Siri Interactions

Teknologji
Se detajet bëjnë diferencën - skanimi CT tregon më së miri dallimin mes AirPods-ave origjinale dhe atyre falso

Se detajet bëjnë diferencën - skanimi CT tregon më së miri dallimin mes AirPods-ave origjinale dhe atyre falso

Teknologji
Harroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?

Harroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?

Teknologji
Google thotë se aplikacioni Lens mund të ndihmojë në identifikimin e problemeve të lëkurës

Google thotë se aplikacioni Lens mund të ndihmojë në identifikimin e problemeve të lëkurës

Teknologji
Kalo në kategori