LAJMI I FUNDIT:

LG bën gati edhe G3 Mini?

LG bën gati edhe G3 Mini?

Edhe një version minimal i telefonit është duke u bërë gati për treg. LG G3 është paraqitur në një faqe indiane të teknologjisë, i listuar me specifikat e mundshme që do ti sjell telefoni.

Sipas këtij burimi, LG G3 (modeli i koduar me numrin LGD722) do të prezantohet në Indi për qëllime testime dhe vlerësimi, fillimisht. Por, kjo do të thotë se telefoni është bërë gati për tu paraqitur në treg.

LG G3 Mini, sipas burimit do të vijë me ekranin 4.5”, procesorin 1.2GHz quad-core processor, 8GB memorie të brendshme, kamerën e pasme me 5MP dhe bateria me 2100mAh.

Sipas raportimeve mediale në Indi thuhet se telefoni i ri i LG-së do të niset shumë shpejtë edhe në tregjet evropiane.


Në listën e karakteristikave nuk janë publikuar më shumë detaje për telefonin, duke përfshirë edhe çmimin që LG G3 Mini do ta ofronte për përdoruesit e saj. /Telegrafi/