LAJMI I FUNDIT:

Apple përgatit 90 milionë njësi të iPhone 6

Apple përgatit 90 milionë njësi të iPhone 6

Burime të mirë-informuara të mediave globale thonë se Apple është duke planifikuar që lansimi i iPhone 6 të jetë prezantimi më i madh i një produkti të saj në historinë e kompanisë.

Sipas raporteve të reja tani thuhet se kontraktori kryesor i Apple për iPhone, kompania Foxconn është kontraktuar për të prodhuar 90 milionë njësi të iPhone 6, dhe kjo shifër marramendëse është menduar të shitet dhe të jetë në dispozicion vetëm për vitin 2014.

Publikimi më i ri i DigiTimes i cili thotë se bazohet në lajme nga burime të besueshme të zinxhirit të furnizimit të Apple, dhe i njëjti sugjeron se varianti i parë i iPhone 6 që do të jetë prodhim do të jetë me diagonalen e ekranit me 4.7”.

Më pas, me sa duket Apple do të fillojë prodhimin e variantit të iPhone 6 prej 5.5”, i cili mund të klasifikohet edhe si fablet, dhe i njëjti pritet të dal në treg gjatë muajit gusht, të këtij viti.


Përfaqësuesit gjerman të Deutsche Telekom thuhet se kanë raportuar se data e lansimit të iPhone 6 është 19 shtatori 2014. Vitin e kaluar, Apple filloi shitjen e iPhone 5s dhe iPhone 5C më 20 shtator, 2013.

Firma e investimeve në Korenë e Jugut, KDB Daewoo Securities pretendon se Apple do të ketë një model standard të iPhone 6 model me ekranin prej 4.7” ose 4,8” në formatin Full HD me rezolucion prej 1920 × 1080 pikselëve, ndërsa versioni me ekranin më të madh, fableti me ekranin prej 5.5” do të sjell rezolucionin prej 2K në QHD, përkatësisht 2272 × 1280 piksel.

Sipas një raporti tjetër nga 9to5Mac thuhet se analistët kanë spekuluar se produkti i ri i Apple do të sjellë ekranin më të madh me 1136 × 640 piksel, apo të njëjtë me atë që është parë në iPhone-in e mëparshëm.

iPhone 6 besohet se do të shfaqet në treg me procesorin A8, me sa duket i përbërë nga 1GB RAM dhe opsionet për 16, 32 dhe 64 GB memorie të brendshme, ndërsa ndër karakteristikat e reja në iPhone 6 pritet të jetë edhe rezistent ndaj ujit, sikurse Sony Xperia Z2 dhe Samsung Galaxy S5 dhe S5 Active. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Përpara ngjarjes së madhe të Apple, bëhet virale reklama e parë indiane e gjigantit teknologjik

Përpara ngjarjes së madhe të Apple, bëhet virale reklama e parë indiane e gjigantit teknologjik

Teknologji
Video-lojërat Netflix vijnë edhe për ekranet televizive dhe kompjuter

Video-lojërat Netflix vijnë edhe për ekranet televizive dhe kompjuter

Lojëra
AirPods të Apple përmirësohen me veçori të fuqishme - Siri Interactions

AirPods të Apple përmirësohen me veçori të fuqishme - Siri Interactions

Teknologji
Se detajet bëjnë diferencën - skanimi CT tregon më së miri dallimin mes AirPods-ave origjinale dhe atyre falso

Se detajet bëjnë diferencën - skanimi CT tregon më së miri dallimin mes AirPods-ave origjinale dhe atyre falso

Teknologji
Harroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?

Harroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?

Teknologji
Google thotë se aplikacioni Lens mund të ndihmojë në identifikimin e problemeve të lëkurës

Google thotë se aplikacioni Lens mund të ndihmojë në identifikimin e problemeve të lëkurës

Teknologji
Kalo në kategori