LAJMI I FUNDIT:

Nokia së shpejti me Lumia 928

Nokia së shpejti me Lumia 928

Në llogarinë zyrtare të evleaks në Twiter është paraqitur modeli më i ri i telefonit të Nokia, modeli Lumia 928. Sipas burimeve të kësaj faqe, Lumia 928 është një model i telefonit i cili tashmë ekziston dhe i cili do të lansohet së shpejti.

Sipas detajeve të vërejtuara, Lumia 928 do ta ketë ndriçuesin xenon, dhe njësoj sikurse te Lumia 920, fokus i rëndësishëm i është dhënë kamerës së telefonit.

Sipas informacioneve të cilat janë vënë në dispozicion deri më tani, Lumia 928 do të vijë me ekran të ndjeshëm në diagonale prej 4.5 inç në teknologjinë OLED, ndërsa procesori i pajisjes do të vijë me 1.5 GHz dual core, 1GB RAM, dhe 32GB hapësirë për ruajtjen e të dhënave.

“Trashësia” e pajisjes do të jetë jo më e madhe se 10.mm, ose edhe më e vogël se Lumia 920, i cili është i hollë 10.7 mm. /Telegrafi/