LAJMI I FUNDIT:

Facebook Phone, më 4 prill?

Facebook Phone, më 4 prill?

Në fillim të muajit të ardhshëm, më saktësisht më 4 prill, Facebook do ta mbajë një ngjarje të re të dedikuar për sistemin operativ Android, të cilën rrjeti social e ka quajtur “shtëpi të re”, dhe kjo gjë mund të nënkuptojë një integrim edhe më të madh me platformën mobile.

Sipas TechCrunch, në këtë ngjarje mund të lansohet aplikacioni i ri i Facebook për Android, apo të bëhet prezantimi i modelit të ri të telefonit të mençur të Facebook, të cilën besohet se kompania është duke e krijuar në bashkëpunim me prodhuesin tajvanez, HTC.

Në internet tashmë janë publikuar disa koncepte të modelit të ri të telefonit të Facebook, i cili nëse ndodh të jetë i tillë, nuk duket aspak keq. / Telegrafi /