Vetëm 100 telefona mobilë “iPhone” të prodhuesit amerikan “Apple” janë zhdoganuar sivjet nga Doganat, ndonëse mijëra të tillë janë në duar të kosovarëve. Trendi për të pasur Iphone bën që shumë qytetarë me çdo kusht ta kenë një të tillë, qoftë edhe nëse paga mujore është më e vogël sesa vlera e këtij telefoni.
Numri i atyre të zhdoganuar dhe prezenca reale e iPhone-ve është qesharake. Në krahasohet me vitin e kaluar kur zyrtarisht kanë ardhur 800 Iphone dhe sivjet vetëm 100, tregon për tendencat e rritjes së kontrabandës së këtij telefoni, çmimi i të cilit sillet nga 400 deri ne 700 euro.
Blerës të telefonave të tillë janë edhe zyrtarët e lartë të shtetit. Nëse krahasojmë sa iPhone kanë ardhur zyrtarisht, atëherë le të dyshohet se edhe ato që janë blerë nga institucionet mund të jenë telefona të kontrabanduar.
Zëdhënësi i Doganave, Adriatik Stavileci, pranon për “Zërin” se shumë telefona mobilë mund të futen në vend duke u kontrabanduar, mirëpo, sipas tij, lidhur me kontrabandën e telefonave mobilë janë duke bashkëpunuar me një projekt të përbashkët me Autoritetin Rregullativ të Telekomunikacionit(ART) dhe Ministrinë e Financave për të gjetur një zgjidhje të përshtatshme, e cila do ta eliminonte këtë problem.
Ai sqaron se shumë telefona të ndryshëm janë konfiskuar sivjet nga Dogana, të cilët ishin gjetur duke u kontrabanduar. “Sivjet i kemi konfiskuar 1554 copë telefona të llojeve të ndryshme”, bën të ditur Stavileci.
Për dallim nga viti 2012, sipas zëdhënësit të Doganave të Kosovës, gjatë vitit të kaluar ishin zhdoganuar 800 telefona të llojit “iPhone”, apo 700 sish më shumë se këtë vit, ndërsa origjina e importit është kryesisht nga Kina. / Telegrafi /
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëForcat Ajrore të Ukrainës përdorin iPad për të lëshuar raketat perëndimore
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Në korrik, Samsung prezanton Galaxy Z Flip6 - Fold6 dhe Galaxy Ring
Counter-Strike 2 vjen me një veçori të cilën fansat e kishin kërkuar që nga dita e parë
Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë
Diversifikimi i Windows Phone 7
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur