LAJMI I FUNDIT:

Diversifikimi i Windows Phone 7

Diversifikimi i Windows Phone 7

Microsoft planifikon të përfshij në Windows Phone përkrahjen për teknologjitë më të reja, të cilat tek platformat konkurrente janë të pranishme për ca kohë tani.

E para në radhë është teknologjia NFC për komunikimin pa tela në distanca të shkurtra, e cila mund të përdoret për pagesat mobile. Gjithashtu, është paralajmëruar edhe se në të ardhmen në SO do të përfshihet edhe përkrahja për punën në rrjetat LTE të gjeneratës së re. Duke iu falënderuar arkitekturës së re, prodhuesit e celularëve do të kenë mundësinë të shtojnë përkrahjen për harduerin (driverët) “sipas dëshirës”, e kjo do të ketë rezultat edhe me ofertën më të madhe të pajisjeve.

Është publikuar se Nokias javës që vjen do të demonstroj së paku një pajisje Windows Phone me “harduer dhe softuer të diferencuar”. /Telegrafi/