LAJMI I FUNDIT:

Në korrik, Samsung prezanton Galaxy Z Flip6 – Fold6 dhe Galaxy Ring

Në korrik, Samsung prezanton Galaxy Z Flip6 – Fold6 dhe Galaxy Ring

Gjithnjë e më shumë burime pohojnë se Samsung do të mbajë ngjarjen e saj Unpacked në muajin e shtatë, me datën 10 korrik.

Burimet tregojnë gjithashtu vendndodhjen e ngjarjes së radhës Unpacked, që është Parisi, Francë. Kjo është spekuluar edhe më parë, por tani konfirmimi vjen nga disa burime të ndryshme, transmeton Telegrafi.


Lojërat Olimpike do të mbahen në kryeqytetin e Francës në korrik, dhe Samsung është një nga sponsorët kryesorë, kështu që lokacioni padyshim ka kuptim.

Do të jetë një ngjarje e madhe ku Samsung do të zbulojë pajisje të shumta duke përfshirë Galaxy Z Fold6 dhe Z Flip6, dhe ndoshta Fold6 Ultra dhe/ose FE, ndoshta edhe Flip6 FE, dhe po ashtu flitet për serinë Galaxy Watch7 dhe të paktën një palë kufje të reja dhe në prezantimin e plotë të Unazës Galaxy.

Ka ende kohë deri në korrik, kështu që planet e Samsung mund të ndryshojnë. Nuk ka ende një konfirmim zyrtar, por burimet thonë se fansat po shënojnë 10 korrikun në kalendarët e tyre. /Telegrafi/