LAJMI I FUNDIT:

Samsung sulmon sërish Apple në reklamën e re!

Samsung sulmon sërish Apple në reklamën e re!

Sulmi më i ri nga Samsung drejt Apple është reklama e re e cila ka dalur në kohën kur Apple sapo ka debutuar iPhone 5.

Kësaj rradhe, kompania jugkoreane ka fokusuar reklamën anti-Apple në tiparet e reja të iPhone 5 si adapteri i ri “Lightning”, ekrani më i madh dhe rrjeti LTE – të cilat, theksohen në reklam si lajme të vjetra për përdoruesit e Samsung.

Gjatë reklamës gjithashtu fokusohen linjat e gjata të njerëzve në pritje të iPhone 5 të cilët flasin sa të mahnitshme janë tiparet e reja. Më pas, disa përdorues të S III kalojnë pranë duke i bërë njërëzit në linjë të befasuar me produktin tjetër.

Pas kampanjës së printuar që kompania ka lansuar më herët gjatë kësaj jave me sloganin “nuk nevojitet një gjeni”, Samsung po vazhdon ngacmimin ndaj Apple.


Strategjia që kanë zgjedhur duket mjaft e çuditshme. Ata nuk po sulmojnë direkt kompaninë por konsumatorët e saj, gjë që duket mjaft absurde nëse qëllimi i tyre është të tërhjekin konsumatorët potencial! /Telegrafi/