LAJMI I FUNDIT:

Samsung bën reklamë anti-Apple

Samsung bën reklamë anti-Apple

Edhe pas dëmit nga humbja mjaft publike poashtu dhe e kushtueshme nga Apple, Samsung nuk ka humbur synimet kundër gjigantit tjetër dhe produkteve të saj.

Pas shitjes së suksesshme në treg të iPhone dhe detajizimit të të gjitha tipareve të tij, Samsung i ka përdorur këto detaje si mundësi për një krahasim edhe atë mjaft publik.

Qershia në majën e tortës së provokimit është slogani i reklamës së Samsung “nuk nevojitet një gjeni” duke bërë shaka me shitoren e Apple të quajtur Genius dhe duke krahasuar tiparet mes dy produkteve.


Duke marrë parasysh shpejtësinë e shitjes së iPhone 5, duhet të ketë plot njerëz që nuk pajtohen me reklamën e Samsung. Megjithatë, një lëvizje e tillë nga gjiganti jugkorean duket mjaft e ulët. A nuk mund të ketë vend për të dyja kompanitë në treg?

Siç duket, Samsung ka ende nevojë për ngushllim pas detyrimit të paguaj dëmin 1 miliard dollarësh për Apple. /Telegrafi/