LAJMI I FUNDIT:

Dy javë pritje për iPhone 5

Dy javë pritje për iPhone 5

Vetëm një orë pasi iPhone 5 u bë i mundshëm për porositje paraprake në disa shtete, kërkesa u bë aq e fortë sa ueb faqja e Apple tashmë po tregon njoftime mbi rregullat e reja të transportit të produktit deri te konsumatori.

Nëse keni porositur sot, Apple premton të jua dërgoj produktin mbrenda javës. Sidoqoftë, nëse jeni duke menduar të porositni iPhone 5, duhet të prisni një javë më shumë deri sa porosia të vij në duart tuaja.

Njoftimi nga kompania se produkti arrin më 21/9 në shumicën e shteteve tani është zëvendësuar me njoftimin: “dërgesa: Brenda dy jaësh” në SHBA, Australi, Kanadë, Francë, Gjermani dhe Britani të Madhe.

Nëse jeni në SHBA dhe doni të keni iPhone 5 në ditën e lansimit por nuk doni të prisni në linjat e gjata të njerzve, zgjidhja më e mirë janë kompanitë telefonike në vend. Verizon, Sprint dhe AT&T janë gjithashtu duke pranuar para-porosi për iPhone 5. /Telegrafi/