LAJMI I FUNDIT:

Verizon do të lejoj FaceTime shërbim pa pagesë shtesë

Verizon do të lejoj FaceTime shërbim pa pagesë shtesë

Përderisa deri tani kompania telefonike Verizon ishte treguar e rezervuar drejt planeve për të lejuar qasjen përmes celularit në FaceTime nga verzioni i fundit i iPhone 5 është duke e zbutur vendimin.

Wall Street Journal ka raportuar që kompania do të lejoj përdorimin e aplikacionit FaceTime pa pagesë shtesë. Që nga lansimi, FaceTime ishte e limituar të punonte vetëm përmes Wi-Fi.

Tani, sistemi operativ i ri iOS 6 e bën të mundur lidhjen e thirrjeve përmes rrjeteve celulare duke përdorur teknologjinë e re 4G LTE. Por kjo qartësisht varet nga bashkëpunimi mes kompanive celulare.

Një tjetër kompani celulare e quajtur Sprint ka deklaruar në media se gjithashtu nuk do të kërkoj çmime shtesë për thirrjet telefonike me video të FaceTime.


FaceTime është aplikacion i Apple që mundëson thirrje telefonike me video. Tani mund t’i përgjigjesh thirrjes në iPhone, iPad ose Mac. /Telegrafi/