LAJMI I FUNDIT:

Apple ka shitur më shumë se 84 milionë iPad

Apple ka shitur më shumë se 84 milionë iPad

Apple sapo ka njoftuar se ka shitur mbi 84 milionë iPad që nga koha e prezantimit të kësaj pajisje në treg në vitin 2010, ndërsa 17 milionë prej tyre janë shitur vetëm në tremujorin e fundit, deri në fund të muajit korrik, përkatësisht.

Apple gjithashtu njoftoi se tashmë ka marrë më shumë se 68 për qind të tregut të tabletëve në mbarë botën, dhe kjo përqindje është rritur nga 62 për qind sa kishte më herët.

Në konferencë gjithashtu u tha se për iPad janë më shumë se 250 mijë aplikacione të disponueshme për shkarkim në App Store, ndërsa Apple tha se në total ka shitur më shumë se 400 milionë pajisje mobile që bazohen në iOS. / Telegrafi /