LAJMI I FUNDIT:

Android dhe Samsung udhëheqin tregun

Android dhe Samsung udhëheqin tregun

ComScore ka publikuar të dhënat e fundit për tregun e telefonave mobil në SHBA, dhe sipas këtij raporti platforma mobile e Google, Android tani mban 52,2 për qind të tregut të SHBA-së për muajin korrik 2012.

Në vendin e dytë është Apple me platformën iOS me 33.4 për qind të tregut, e përcjellë nga RIM në vendin e tretë me “vetëm” 9.5 për qind, passi Apple dhe Google janë rritur, ndërsa RIM ka rënë vazhdimisht që nga prilli 2012.

Përveç publikimit të dhënave për pjesët e tregut që mbahen nga platformat mobile, ComScore gjithashtu ka publikuar të dhëna edhe për prodhuesit e telefonave mobil.

Sipas këtij raporti, Samsung është në vendin e parë me 25.6 për qind, LG është prodhuesi i dytë me 18.4 për qind, Apple i treti me 16.3 për qind, edhe pse ky raport përfshin të gjitha llojet e telefonave dhe jo vetëm telefonat e mençur që prodhohen nga këto kompani, duke përjashtuar Apple. / Telegrafi /