LAJMI I FUNDIT:

Huawei prezanton Ascend D1 Quad

Huawei prezanton Ascend D1 Quad

Gjatë ditës së djeshme është thënë se modeli më i ri i telefonit të kompanisë së madhe kineze, Huawei, Ascend D1 Quad do të lansohet në Kinë gjatë javës së ardhshme, ndërsa tani i njëjti është në dispozicion për tu blerë nga dyqani elektronik i kompanisë.

Modeli paraprak i këtij telefoni është quajtur shkurt vetëm Ascend D Quad, ndërsa pritet që edhe Ascend D1 Quad të emërtohet ngjashëm. Çmimi aktual i D1 është 2,699 huan, ose 425 dollarë amerikan.

Për ata që nuk e dinë, Huawei Ascend D1 Quad vjen me ekran të ndjeshëm në prekje me 4.5 inç në HD IPS, dhe procesor quad core 1.4GHz Cortex A9.

Gjithashtu, Ascend D1 Quad është i pajisur me 1GB RAM, 8GB memorie të brendshme si dhe Android 4.0 Ice Cream Sandwich. / Telegrafi /