LAJMI I FUNDIT:

RIM, modelet me BlackBerry 10 në fillim të 2013

RIM, modelet me BlackBerry 10 në fillim të 2013

RIM do të lansojë pajisjet e saj të para me sistemin e ri operativ - BlackBerry 10, në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm, thuhet sipas raportit të brendshëm të kompanisë kanadeze.

Sipas PocketLint, thuhet se RIM planifikon të lansojë rreth gjashtë modele të reja të pajisjeve me BlackBerry 10 në fillim të 2013-ës, ndërsa këto modele do të synojnë t’i përgjigjen të gjitha nevojave dhe shtresave të tregut.

Gazetarët e PocketLint thonë se i kanë parë dy modele të telefonave të rinj të BlackBerry, përkatësisht njërin me ekran të ndjeshëm në prekje dhe tjetrin me tastierë fizike QWERTY.

Modeli me ekran të ndjeshëm në prekje do të jetë i pajisur me teknologjinë HD, rezolucion prej 1280 x 720 pikselëve, ndërsa modeli me tastierë do të ketë ndërfaqe prej 720 x 720 pikselëve. / Telegrafi /