Liga mbarëkombëtare është domosdoshmëri!
Ideja për të bërë një ligë futbollistike është një ide jo e keqe për të ngritur futbollin shqiptar në arenën ndërkombëtare.
Bashkimi i dy ligave shqiptare (të Kosovës dhe Shqipërisë) në një të vetme, është një burokraci që kalon shumë shpejt dhe nuk ka pengesa. Përkundrazi, ka precedentë pozitivë (rasti në SHBA dhe Kanada)
Kostot financiare mendoj se nuk janë pengesa të mëdha pasi edhe sot ekipet kanë shpenzime të tilla. Por, më kryesorja do të thosha, sikur këto dy liga të ekzistonin më përpara, pra marrim të mirëqenë rastin sikur Shqipëria dhe Kosova të ishin të pandara, a do të zhvillohej ky kampionat? Unë them se po, po të kemi parasysh vende të tjera që janë edhe më poshtë se ne financiarisht e kanë një shtrirje më të madhe territoriale ia dalin t; luajnë në distanca të largëta.
Sa për tifozëritë, ka ikur koha që mund të mendojmë se si do të mundim t’i bëjmë zap grupet e tifozëve kundërshtarë. As më shumë e as më pak se ç’bëjnë nëpër vende të tjera që futbolli është në nivel më të lart se tek ne. Dhe ndërkohë, tifozeritë po ashtu janë më “agresivë” falë dhe rivalitetit të madh që ekziston.
Nëse tifozeritë rrihen tani do rrihen edhe atëherë. Një herë do rrihen prishtinasit në Peqin e pastaj do rrihen peqinasit në Prishtinë.
Ca kohë do zgjasë edhe inati se kur Prishtina të mund Kavajën e Peqini të shpëtojë nga rënia nga kategoria dhe prishtinasit do të bëhen miq të nderuar të Peqinit e anasjelltas.
Këto ndodhin në gjithë botën. Kemi Italinë që plas lufta në sheshe. Në Angli deri pak vite më parë ishte tmerr. Sot, pas ndërhyrjes së ligjit, Anglia është tjetër.
Kjo në fakt është edhe ajo që na mungon për një bashkim të vërtetë. Të njihemi e t’i mësojmë huqet e njërit-tjetrit siç i mësojmë virtytet.
Për sa i përket FIFA-së apo UEFA-së, zgjidhja është shumë më e thjeshtë nga ç’bëjnë burokratët në Tiranë.
Kujtoni Superkupën e Italisë ku u luajt? Në Pekin?! Po sikur Vllaznia tash e tutje t’i bënte ndeshjet në Prishtinë, kush e ndalon askush? Po sikur skuadrat shqiptare të Kosovës të regjistroheshin në FSHF si skuadra të Sarandës, Gramshit, Kukësit, Vlorës Tiranës etj. por, të luanin në stadiumet e qyteteve të tyre?!
Kjo sa për rastet e “rrezikut” që shumë pseudointelektualë e parashikojnë në një rast evident të bashkimit. Unë më tepër do ta shikoja në aspektin politik të problemit. Pra, të të ashtuquajturit protagonist të thirrjes për bashkim. Sepse, tek e fundit, njerëzit e parë që kanë ngritur si domosdoshmëri të tillë janë nga politika dhe kërkojnë të fitojnë në këtë aspekt. Këtë e shikoj unë si anë negative të diskutimit, pra të marrjes së flamurit kush e kush i pari.
Një ditë bashkimi i trojeve etnike shqiptare do të bëhet, duan apo s’duan skeptikët dhe antikombëtarët. Lufta për të qenë fitimtarë politike, nuk do i pëlqente askujt. Liga mbarëkombëtare është domosdoshmëri!
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëXhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Pamje të reja nga përleshja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur
Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez
Nëntë pritje dhe nota më e lartë, shkëlqimi i Arijanet Muric që i vetëm ndali Manchester Unitedin
Salah pyetet për përleshjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë