LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Agron Selmani, trajner i Dritës

Zyrtare: Agron Selmani, trajner i Dritës

Drita e ka nisur me befasi edicionin e ri. Ata kanë emëruar në postin e shtabit teknik, trajnerin ferizajas, Agron Selmani. Gjilanasit kanë konfirmuar marrëveshjen me ish-trajnerin e Gjilanit, Kosovës së Vushtrrisë, Ulpianës e Ferizajt.

“Kemi arritur marrëveshje një-vjeçare me trajnerin e mirënjohur Agron Selmani. Nga e enjtja (sot), ai do të jetë pjesë e ekipit. Jemi të kënaqur me marrëveshjen e arritur", deklaroi kryetari i Dritës,

Ramadan Bunjaku për Arenën. Gjilanasit ishin në bisedime edhe me Arbnor Morinën e Sami Sermaxhajn. Javë më parë, drejtuesit e klubit zgjodhën kryesinë e re, me në krye Bunjakun. Deri më tani ata nuk kanë bërë asnjë përforcim, kurse synimet e tyre janë që të krijojnë një skuadër me lojtarë të ri. /Tribuna/Telegrafi/