LAJMI I FUNDIT:

Protestojnë të zhveshura, për kushte më të mira të rrugëve (Video)

Protestojnë të zhveshura, për kushte më të mira të rrugëve (Video)

Bukuroshet në bikini, që pozojnë në temperatura të ftohta dhe që hyjnë me taka të larta nëpër rrugët me shumë ujë, sigurisht se tërheqin vëmendjen e secilit.

Kjo është mënyra që kanë zgjedhur të protestojnë një grup vajzash, kundër rrugëve që kanë gjendje të tmerrshme e nganjëherë edhe të pakalueshme.

Qyteti Novosibrisk i Rusisë, ka rregullim shumë të dobët të kanalizimit që mbledh ujërat atmosferike, kurse autoritetet në vend nuk kanë bërë asgjë për të përmirësuar situatën, transmeton Telegrafi.


Grupi i vajzave që janë pjesë e një agjensioni modelesh, janë bërë të njohura në tërë vendin, pasi në ujërat e rrugës kanë luajtur sikur të jenë në pishinë.

Protesta që ka zgjatur rreth gjysmë ore, është zhvilluar në temperatura prej pesë gradë Celsius. /Telegrafi/