LAJMI I FUNDIT:

Karioke-taksi

Karioke-taksi

Taksisti kinez me ambicie këngëtari ka vendosur që në automjetin e tij të vendosë aparatin për karioke në mënyrë që gjatë pauzës të mund të këndojë, e më këtë ide të janë kënaqur edhe myshterinjtë.

Fan Xiaoming ka shpenzuar rreth 700 euro në tre ekrane të rrafshëta (flat), 16 zmadhues dhe ndriçim si të diskotekave.

”Shumë njerëz e kërkojnë numrin tim në mënyrë që t’i vozis prapë, e nganjëherë më lusin t’i vozis rrugës së gjatë në mënyrë që edhe ata të mund të këndojnë më gjatë”.


Këndimi i pasagjerëve nuk i pengon në vozitje. Thotë që i di të gjitha këngët dhe kjo i vjen si të dëgjoj ndonjë radio stacion.

”Këndoj vetëm gjatë kohës së pauzës me miqtë e mi taksistë”, thotë Fan.
Fan punon si taksist për nëntë vjet dhe gjithmonë ka dashur të bëhet këngëtarë, mirëpo asnjëherë nuk ka pasur kohë të ushtrojë këndimin sepse gjatë tërë kohës është në timon.

”Kështu një ditë më ra ndërmend se do të mund të integroja aparatin për karioke në automjet”, ka thënë ai.