Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” me seli në Gjenevë ka përkujtuar sot 79-vjetorin e gjenocidit grek ndaj shqiptarëve të Çamërisë.
Në një njoftim për shtyp, shoqata ka thënë se sot më 27 qershor përkujtojmë njërën nga tragjeditë më të rënda që ka përjetuar populli shqiptar: 79-vjetorin e gjenocidit grek ndaj shqiptarëve autoktonë të Çamërisë.
“Fatkeqësisht edhe në vigjilje të përmbylljes së dekadës së tetë nga koha e kryerjes së këtij krimi të shëmtuar, drejtësia nuk ka ngadhënjyer! Qendra “Gjenocidi në Kosovë-Plagë e hapur” konsideron se është në përgjegjësinë e diplomacisë shqiptare dhe institucioneve shkencore që të mobilizojnë të gjitha energjitë e nevojshme që çështja e “Gjenocidit çam” të vihet në rend të ditën për zgjidhje!”, thuhet në njoftim, raporton Telegrafi Shqipëri.
Pa zgjidhjen e drejtë të kësaj çështjeje, gjenocidi ndaj shqiptarëve të Çamërisë do të mbetet plagë e hapur, thuhet mëtej në njoftim.
Çamëria është një krahinë gjeografike dhe etnografike në pjesën më jugore të trevave të banuara prej shqiptarëve, që shtrihet përgjatë bregdetit të Detit Jon dhe qendrat kryesore të saj janë Filati, Gumenica, Lura, Margëllëçi, Arta, Paramithia, Parga dhe Preveza. Emri Çamëri e çam lidhet me emrin antik të lumit Thyamis (Thiamis), sot Kalama.
Popullsia çame për disa dekada u përndoq dhe masakrua, me masakra të cilat filluan që pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë e deri në përfundim të Luftës së Dytë Botërore.
Nga qershori i vitit 1944 deri në mars të vitit 1945, mijëra shqiptarë të Çamërisë përjetuan një gjenocid të ashpër nga forcat greke nën komandën e Napoleon Zervës, që rezultoi me vdekjen masive të civilëve, por edhe me shkatërrimin, grabitjen dhe konfiskimin e pronave të tyre, ndërkohë që sot ende kjo plagë është e hapur.
Gjenocidi grek ndaj popullsisë çame është i dokumentuar në dokumente arkivore të disa arkivave të vendeve evropiane, por edhe rrëfehet ende në ditët e sotme nga shumë shqiptarë të Çamërisë që e kanë përjetuar dhe kanë qenë dëshmitarë të masakrave, ku edhe vetë historianë çamë kanë dokumentuar dhe rrëfyer gjenocidin e egër ndaj tyre. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
ASH: Qeveria monoetnike largon gjuhën shqipe në Korridorin 8

Qeveria kundërshton vendimin e Gjykatës Supreme për shfuqizimin e Udhëzimit Administrativ

Listat e veteranëve: Qeveria do të nis ‘pastrimin’ pasi të pranojë vendimin e gjykatës

Derdhje nafte në Darëzezë, deputetja e PS publikon video

Rrëfimi i të mbijetuarës së dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, ishte 11 vjeç kur u dhunua

Dënohen shqiptarët vëlla e motër në Britani me 5 dhe 6 vite burg: “Spiunazh” me informacione nga bursa

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Partnerë në elegancë: Telegrafi dhe Melodia Px ofrojnë 4 kravata Pierre Cavelli për vetëm 19.95 euro!

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
Më të lexuarat

Pas aktgjykimit të Kushtetueses, reagon Vetëvendosje

Trump po planifikon marrëveshje 30 miliardë dollarëshe për një program bërthamor me Iranin?

Viktimë e shantazhit seksual online, rrëfimi i 48-vjeçarit: Më kërkuan para për të mos publikuar video intime

A ju kujtohet 'stadiumi fantazmë' që kishte filluar të ndërtohej para 15 vitesh? Shikoni çfarë po i ndodh sot

Stuhi të fuqishme me breshër godasin Tirolin e Austrisë, raportohet për dëme të shumta materiale

Ky është interpretimi i Kushtetueses për votim të hapur apo të fshehtë