Poezi nga: W. H. Auden
Përktheu: Besnik Hamiti dhe Agron Shala
Rri ulur në një mejhane
Në Rrugën “52”
I pasigurt dhe i frikësuar
Teksa shpresat e kthjellëta shuhen
Nga dekada e ndytë dhe e pandershme:
Valët e zemërimit dhe të frikës
Sillen mbi fushat e ndritshme
E të errësuara të tokës,
Duke pushtuar jetët tona personale;
Kutërbimi i frikshëm i vdekjes
Shkel natën e shtatorit.
Hulumtimet e sakta shkencore
Mund të nxjerrin në pah krejt fyerjet
Prej Luterit e deri më sot
Që tërbuan kulturën,
Të zbulohet çfarë ka ndodhur në Linz[1],
Çfarë çeli larva e madhe
Një Zot psikopat:
Unë dhe publiku e dimë
Atë që nxënësit në shkollë mësojnë
Se ata që goditen nga ligësia
Me ligësi reagojnë[2]
Tukididi i mërguar e dinte
Çka një fjalim mund të thotë
Për Demokracinë,
Dhe çfarë bëjnë diktatorët,
Marrëzitë e moçme që ia thonë
Një varri apatik[3];
Të gjitha të shqyrtuara në librin e tij,
Dëbimin e ndriçimtarëve,
Dhimbjen që krijon varësi,
Qeverisjen e keqe dhe mjerimin:
Detyrohemi t’i vuajmë përsëri.
Në këtë ajër asnjanës
Ku rrokaqiejt e verbër përdorin
Lartësinë e tyre për ta shpallur
Forcën e Njeriut Kolektiv,
Secila gjuhë derdh arsyetimin
E vet të kotë konkurrent:
Por, kush mund të jetojë gjatë
Në një ëndërr euforike;
Nga pasqyra ata vështrojnë,
Fytyrën e imperializmit
Dhe fajin ndërkombëtar.
Fytyrat përgjatë banakut
Duken si në një ditë të zakonshme:
Dritat nuk duhet të fiken kurrë,
Muzika duhet të luajë pandalur
Të gjitha konvencat synojnë
Për ta bërë këtë fortesë të duket
Si shtëpi banimi;
Të mos harrojmë të shohim se ku jemi,
Të përhumbur në pyllin e mallkuar,
Fëmijë të frikësuar nga nata
Që kurrë nuk kanë qenë mirë e të lumtur.[4]
Marrëzitë boshe të ushtarakëve
Që Persona të rëndësishëm i thonë me zë të lartë
Nuk janë aq të vrazhda sa dëshira jonë:
Çfarë ka shkruar Nizhinski i çmendur
Për Xhagilevin
Është e vërtetë nga një zemër normale;
Lajthitja e brumosur në kockë
Të çdo gruaje dhe çdo burri
Lakmon atë që nuk mund ta ketë,
Jo dashurinë universale
Por, dashurinë veç për vete.[5]
Nga errësira konservative
Në jetën etike
Hyjnë udhëtarë të shumtë,
Duke përsëritur zotimin e mëngjesit;
“Do të jem besnik me gruan,
Do t’i kushtohem më shumë punës time.”
Dhe qeveritarët e pazotë zgjohen
Për ta vazhduar lojën e sëmurë:
Kush mund t’i lirojë tash,
Kush mund të komunikojë me shurdhanin,
Kush mund të flasë në emër të memecit?
Krejt çka më mbetet është një zë
Për ta shpalosur rrenën palë palë,
Rrenën romantike në trurin
E njeriut sensual të zakonshëm
Dhe rrenën e Autoritetit[6]
Ndërtesat e të cilit prekin qiellin:
Nuk ekziston diçka e tillë si Shteti
Dhe askush nuk ekziston si i vetëm;
Uria nuk e lejon të zgjedhë
As qytetarin as policin;
Duhet ta duam njëri-tjetrin ose të vdesim.
Në petkun e natës e pambrojtur
Bota jonë e shtangur qëndron;
Megjithatë, si xixëllonjat gjithandej,
Pikat ironike të dritës
Ndizen kudo ku të Drejtët
Këmbejnë mesazhet:
Le të më lejohet edhe mua, që si ata
Nga Erosi e pluhuri jam mbrujtur,
I bërë zap nga i njëjti
Mohim dhe dëshpërim,
Të shfaq një flakë pajtimi me ta.
_______________
[1] Qyteti ku Adolf Hitleri e ka kaluar fëmijërinë.
[2] Aludimet në këtë strofë janë për gjermanët si dashamirës të mëdhenj të lirisë kombëtare, të respektit për veten dhe nderit kombëtar. Autori kërkon hetime për të kaluarën e Adolf Hitlerit, për fëmijërinë e tij, për Luftën e Parë Botërore dhe të keqën e Traktatit të Versajës të vitit 1918 që ka shkaktuar një plagë të madhe psikologjike në mendjen gjermane, një plagë që Hitlerin e bëri zot të çmendur gjerman.
[3] Fjalimi i Perikleut, i njohur si Epitafi apo Fjalimi Funebër, me rastin e varrimit të ushtarëve të parë athinas që humbën jetën në Luftën e Peloponezit.
[4] Pushtimi i Polonisë nga Gjermania naziste i ka tronditur amerikanët, por në fillim ishin indiferentë, prandaj jeta e tyre rridhte si zakonisht, ndiheshin të sigurt siç secili ndihet në shtëpi. Në fakt, amerikanët dhe evropianët janë si fëmijët që kanë humbur në një pyll të përhumbur.
[5] Serge Diaghilev, kritik rus i artit dhe themelues i trupës së baletit – Ballets Russes. Ishte dashnor i balerinit Vaslav Nijinsky, të cilin e largoi nga trupa pasi ky i fundit u martua me aktoren Romola de Pulszky. Vargjet “Jo dashurinë universale / Por, dashurinë veç për vete” janë frymëzuar nga ditari që ka mbajtur Nijinsky, më saktësisht nga këto fjalë: “Disa politikanë janë hipokritë si Xhagilevi, i cili nuk dëshiron dashuri universale, por dashuri veç për vete. Unë e dua dashurinë universale”.
[6] Kundërshtimi i doktrinave të autoritarizmit dhe individualizmit. Sipas autorit, shteti nuk ka ekzistencë të pavarur nga populli; autoriteti shtetëror është autoriteti i popullit, prandaj duhet të përdoret për të mirën e njerëzve, jo për të shtypur lirinë e tyre.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Nga mjek i syve në diktator: Ngritja dhe rënia e presidencës së Bashar al-Assadit
Assad ndodhet në Moskë? Të gjitha zhvillimet e fundit në Siri, MINUTË PAS MINUTE
SHBA kryen më shumë se 75 sulme ajrore ndaj IS në Siri
Në TikTok shqiptarët ftohen për t’i dëmtuar monumentet serbe, kërkohet kujdes
Një fëmijë i vogël del nga qelia e burgut në “thertoren njerëzore” të Assadit ndërsa rebelët lirojnë të burgosurit
“Ai dhe unë refuzuam të luanim së bashku - dy ditë më vonë e shiti klubi” - Van der Vaart tregon historinë me Ibrahimovic