LAJMI I FUNDIT:

​Victoria Beckham me shumë stil për 2015 (Foto)

​Victoria Beckham me shumë stil për 2015 (Foto)

Ish- këngëtarja e grupit Spice Girls dhe gruaja e futbollistit David Beckham, Victoria Becham ka prezantuar koleksionin e saj për vjeshtën e vitit 2015.

Prezantimi i saj është bërë në javën e modës në New York.

Victoria, e cila tashmë është shndërruar në një ikonë në fushën e modës, në këtë prezantim ka ruajtur stilin e saj dhe ngjyrat e ftohta.

Edhe vetë Victoria u paraqit me një veshje e cila po ashtu do të jetë në këtë koleksion, e cila siç shkruajnë mediat e huaja dukej mjaftë seksi.


Java e modës në New York do të zgjasë deri më 19 shkurt. /Telegrafi/