LAJMI I FUNDIT:

​Vajza e Whitney Houston në komë për shkak të “Overdozës”

​Vajza e Whitney Houston në komë për shkak të “Overdozës”

Miliona fansa të Whitney Houston, kanë qenë dëshmitarë të shuarjes së divës së fundit të brezit të saj, e cila ishte e përfshirë në një gjendje të rëndë shëndetësore pas abuzimit të saj me drogën, kështu duke ndërruar jetë në moshën 48 vjeçare.

Dhe tani, vetëm tri vjet më vonë, fati i saj ka qenë i përsëritur në të njëjtin stil po aq tronditës.

Sot vajza e saj 21 vjeçare, Bobbi Kristina Brown, e cila është e varur nga droga, qëndron në gjendje kome dhe është afër vdekjes.

Bobbi Kristina, ka qenë nën ndikimin e drogës në mëngjesin që ajo pa vetëdije në vazkën e saj, ka thënë një burim i sigurt për revistën People.


21 vjeçarja, u gjet me fytyrën e mbështetur për vaske, në shtëpinë saj në Georgia me datën 31 janar. Ajo u dërgua menjëherë në spital dhe që atëherë është në gjendje kritike për jetë.

Burime të shumta të cilët e njohin Broën, kanë konfirmuar për këtë revistë se muajve të fundit ajo është përdoruese e rregullt e heroinës, kokainës dhe Xanax. Ajo, po ashtu, ka qenë edhe një pijanecë e rëndë, thonë burimet.

Një tjetër burim thotë se Brown kishte qenë “brenda dhe jashtë” rehabilitimit për këto tri vite që nga koha kur nëna e saj vdiq. Brown ishte e shqetësuar rreth përvjetorit të vdekjes së nënës së saj më 11 shkurt, gjë e cila e shtyri më shumë drejt varësisë, pavarësisht përpjekjeve të saja për shërim, shton burimi. /Telegrafi/