LAJMI I FUNDIT:

​Uashingtoni kundërshton heqjen e embargos ndaj Kubës

​Uashingtoni kundërshton heqjen e embargos ndaj Kubës

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi sot, si çdo vit që prej vitit 1991, një rezolutë jo-detyruese duke i bërë thirrje SHBA-ve për të hequr embargon ekonomike dhe financiare ndaj Kubës.

Uashingtoni, votoi kundër kësaj resolute, duke kërkuar progres demokratik në ishullin komunist.


Rezoluta u miratua nga 191 shtete dhe vetëm dy votuan kundër, SHBA-ja dhe Izraeli.

Vitin e kaluar, Uashingtoni abstenoi për herë të parë në një çerek shekull, pas afrimit historik të arritur në vitin 2014 nga ish-presidenti demokrat Barack Obama me Havanën, duke përmirësuar marrëdhëniet diplomatike dhe zbutur embargon tregtare.

Duke e cilësur si “një lojë politike”, ambasadorja amerikane në OKB, Nikki Haley theksoi se “çdo vit, Asambleja e Përgjithshme e OKB po humbiste kohë duke shqyrtuar këtë rezolutë”.

“SHBA-ja nuk ka frikë nga izolimi, është kundër kësaj rezolute dhe do të vijojë të ketë këtë qëndrim për aq kohë sa popullit kuban do t’i privohet e drejta e tij”, shtoi ajo.

“Bllokada e Kubës është e regjistruar në ligjin amerikan dhe vetëm Kongresi amerikan ka kompetencë t’i japë fund”, saktësoi Nikki Haley.

Ajo kritikoi gjithashtu gjendjen e mjerueshme të ekonomisë kubane dhe shtypjen e popullit kuban, që duhet të ketë të drejtën e fjalës së lirë dhe për të zgjedhur zyrtarët e saj politikë.

Në trend Botë

Më shumë
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

Botë
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Evropa
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Kalo në kategori