LAJMI I FUNDIT:

​Torres i vendosur për t’u kthyer në fushë

​Torres i vendosur për t’u kthyer në fushë

Fernando Torres shprehet se ndihet i gatshëm për të luajtur.

Pas lëndimit të tmerrshëm që pësoi në kokë një javë më parë, Torres e ka marrë veten dhe është duke shkuar drejt rehabilitimit të plotë.


Sulmuesi i Atletico Madrid synon që të kthehet sa më parë në fushën e blertë për ta ndihmuar skuadrën e tij në pjesën e mbetur të sezonit.

“Pas frikës në Riazor tash ndihem mirë. Të gjithë ishin shokuar nga ai moment edhe pse unë nuk mbaj mend pothuajse asgjë nga incidenti, derisa më është kthyer vetëdija e plotë në spital”, ka deklaruar ‘El Nino’.

“Ka qenë shumë e vështirë për gruan time, prindërit dhe vëllezërit dhe e marr me mend sa e frikshme është dukur për ta”.

“Duhet të jemi të lumtur pasi që ka mundur të shkonte më keq. Tani duhet ta harrojmë atë që ka ndodhur, pasi që unë dua të punoj shumë të kthehem për t’i ndihmuar bashkëlojtarët e mi në fushë, sa më shpejt që është e mundur”, ka përfunduar ai.

Torres nuk pritet të kthehet edhe për të paktën dy javë në fushën e blertë.

Në trend Sport

Më shumë
Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

La Liga
Xavi Hernandez dëshiron që ylli i Barcelonës të shitet këtë verë si pjesë e planeve për ‘revolucion’

Xavi Hernandez dëshiron që ylli i Barcelonës të shitet këtë verë si pjesë e planeve për ‘revolucion’

La Liga
Modric po largohet nga Real Madridi - ai ka porositur dhurata lamtumire për shokët e tij

Modric po largohet nga Real Madridi - ai ka porositur dhurata lamtumire për shokët e tij

La Liga
Ylli i Barcelonës i hapur për një kalim në Ligën Premier – refuzon ofertat nga Arabia Saudite

Ylli i Barcelonës i hapur për një kalim në Ligën Premier – refuzon ofertat nga Arabia Saudite

La Liga
Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Gabimi në Ligën e Kampionëve i kushton, UEFA pritet t’i jap një dënim të ashpër gjyqtarit Marciniak

Gabimi në Ligën e Kampionëve i kushton, UEFA pritet t’i jap një dënim të ashpër gjyqtarit Marciniak

Ndërkombëtare
Kalo në kategori