LAJMI I FUNDIT:

​Samiti i Berlinit, rreth 40 zyrtarë nga Kosova kanë udhëtuar në Gjermani

​Samiti i Berlinit, rreth 40 zyrtarë nga Kosova kanë udhëtuar në Gjermani
????????????????????????????????????

Në samitin e Berlinit që po mbahet sot në Gjermani, përveç kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj dhe presidentit Hashim Thaçi, po marrin pjesë edhe një numër i madh i zyrtarëve nga Qeveria e Kosovës.

KosovaPress mëson se rreth 40 zyrtarë nga Qeveria kanë udhëtuar për në Gjermani. Ndërsa, sipas zëdhënëses së Qeverisë, gjashtë pjesëmarrës janë vetëm nga Zyra e Kryeministrit. Gjithashtu, pjesë e takimit është edhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli dhe këshilltari i tij, Jetlir Zymberaj.


Po ashtu, një numër i madh i zyrtarëve që kanë udhëtuar për në Berlin janë edhe nga Zyra e Presidentit të Kosovës, ku zyrtarë për media edhe pse janë kontaktuar nga KosovaPress, nuk janë përgjigjur.

Kurse, shoqëria civile konsideron se është krijuar një mendësi e keqe e cila po i kushton jo vetëm politikisht, por edhe në aspektin financiar Kosovës, me dhjetëra mijëra euro.

Zëdhënësja e Qeverisë së Kosovës, Donjeta Gashi për KosovaPress, thotë nëpërmjet telefonit se për koston e shpenzimeve në Samitin e Berlinit do të bëhen publike pas kthimit të delegacionit.

“Pesë janë prej Zyrës së kryeministrit, ku bëjnë pjesë këshilltarët dhe zyrtari i protokollit, plus edhe kryeministri. Por unë nuk e di sa është kostoja e shpenzimeve. Për kryesuesin e delegacionit dhe një pjesë të stafit përcjellës, shpenzimet janë të mbuluara nga Gjermania, ndërsa pjesa tjetër e stafit përcjellës, janë të mbuluara me shpenzimet e Zyrës së Kryeministrit”, thotë Gashi.

Artan Murati nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), thotë për KosovaPress, se është bërë një tendencë tanimë që për secilin takim në të cilin Republika e Kosovës merr pjesë jashtë vendit, takimi të shndërrohet në ekskursion me shumë njerëz të panevojshëm të cilët udhëtojnë bashkë me liderët shtetëror.

Ai thotë se rreth 12 mijë euro mund t’i kushtojnë buxhetit të Kosovës vetëm biletat për të udhëtuar drejt Berlinit, ku po mbahet takimi me udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor.

Ndryshe, mbi 12.5 milionë euro të taksapaguesve kosovarë janë shpenzuar për udhëtime zyrtare jashtë vendit, nga njerëzit e pushtetit, gjatë vitit 2018.

Krahasuar me vitin 2017, ka pasur një rritje prej 24.7 përqind të këtyre shpenzimeve, apo gati 2.5 milionë euro më shumë.

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore

Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore

Arsim
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Lajme
Gruaja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare, shtatzënë

Gruaja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare, shtatzënë

Kronika e Zezë
Lajçak tregon se çfarë përshtypje i kanë lënë Kurti dhe Vuçiq gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi

Lajçak tregon se çfarë përshtypje i kanë lënë Kurti dhe Vuçiq gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi

Politikë
Kalo në kategori