LAJMI I FUNDIT:

​Programi për parking, Zvicra i ndan çiklistët e pasur dhe të varfër

​Programi për parking, Zvicra i ndan çiklistët e pasur dhe të varfër

Programi i ri premium për parkimin e biçikletave, i drejtuar nga Autoriteti zviceran i Transportit dhe organizata Startmo, do të fillojë operimet në Lucern, Cyrih dhe Bazel.

Ky program lejon përdoruesit e parkimit të biçikletave të paguajnë për orë përmes aplikacionit, dhe është paralajmëruar fillimin e të njëjtit veprim në Bazel dhe Uster. Megjithatë, jo të gjithë janë të kënaqur me këtë risi.


Çiklistët në Lucern paguajnë 65 centë për parkim, ndërsa për çdo orë të ardhshme duhet të paguajnë nga gjashtë centë. Është gjithashtu e mundur që të rezervoni një vend parkimi paraprakisht, me një çmim prej 66 centë.

Konsumatorët e parkimit mund të përdorin deri në 48 orë maksimum, ndërsa rezervimi zgjat dy herë më pak, 12 orë.

Çmimi i shërbimit përfshin gjithashtu përdorimin e dollapëve për helmeta, si dhe një mbushës për biçikleta elektrike.

Sipas gazetës zvicerane Watson, ky program është për shkak të popullaritetit në rritje të çiklizmit, gjë që e bën gjetjen e vendeve të parkimit pranë qendrave të mëdha të qytetit dhe stacioneve të trenave gjithnjë e më të vështirë.

Sidoqoftë, ka kritikë që mendojnë se programi do të sjellë më shumë probleme sesa lehtësim, pasi ky lloj i parkimit kërkon më shumë hapësirë sesa ato klasike.

Politikani Nico van der Hayden nuk e mbështet këtë veprim. Ai thotë se me këtë program, mënyra e vetme e lirë e transportit në Zvicër po bëhet më e shtrenjtë dhe e paarritshme për një numër të caktuar të përdoruesve. Ai shprehet se masa krijon parkim për të pasurit dhe të varfrit.

“Përdoruesit e zakonshëm tani duhet të parkojnë larg, ndërsa ata që janë më të pasur mund të marrin parkim premium,” tha ai, dhe gjithashtu theksoi problemin e madhësisë së hapësirave të parkimit.

Autoriteti zviceran i Transportit hodhi poshtë këto kritika dhe tha se do të ketë ende një numër të madh vendesh parkimi për çiklistët.

Claudia Buscher nga organizata Pro Velo Zvicra, mbështet programin dhe thekson se sistemi i ri i parkimit mund të jetë me interes të veçantë për përdoruesit e biçikletave elektrike. /kp/Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Interesante

"Ata as nuk dinin të luftonin": Përleshje mes tre burrave pas një aksidenti në një autostradë të ngarkuar të Los Anxhelosit

Fun
Imitimi perfekt i luanit nga vogëlushja befason përdoruesit e rrjeteve sociale

Imitimi perfekt i luanit nga vogëlushja befason përdoruesit e rrjeteve sociale

Fun
Njihuni me shtëpinë “që kushton jo shumë shtrenjtë” - brenda një kontejneri transporti

Njihuni me shtëpinë “që kushton jo shumë shtrenjtë” - brenda një kontejneri transporti

Interesante
Aligatori bllokon rrotat e aeroplanit të Forcave Ajrore të Floridas

Aligatori bllokon rrotat e aeroplanit të Forcave Ajrore të Floridas

Interesante
Konsumoi cigare, nuk u ushqye shëndetshëm dhe në moshën 110-vjeçare nuk vuan nga ndonjë sëmundje – njihuni me burrin nga New Jersey

Konsumoi cigare, nuk u ushqye shëndetshëm dhe në moshën 110-vjeçare nuk vuan nga ndonjë sëmundje – njihuni me burrin nga New Jersey

Interesante
Kalo në kategori