Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, në margjina të samitit të radhës të “Procesit të Berlinit”, i cili po mbahet në Londër, ka takuar edhe Përfaqësuesin Special të Kryeministres britanike për parandalimin e dhunës seksuale në konflikte, njëherit ministër i Shtetit për Komonuelth dhe Kombe të Bashkuara, Lordin Ahmad.
Siç njofton MPJ, me këtë rast, kryediplomati kosovar, Pacolli e ka njoftuar Lordin Ahmad në lidhje me adresimin e çështjes së trajtimit të dhunës seksuale gjatë luftës çlirimtare në Kosovë, duke e falënderuar këtë të fundit për përkrahjen e madhe dhe konkrete, që Mbretëria e Bashkuar, nëpërmjet Ambasadën britanike në Prishtinë ka dhënë në sensibilizimin e kësaj çështje dhe për realizimin e të drejtave ligjore.
“Dhuna seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë është një prej plagëve më të mëdha, që vazhdon të rëndojë një pjesë të konsiderueshme të shoqërisë kosovare edhe sot e kësaj dite. Institucionet dhe shoqëria civile në Kosovë, që nga paslufta janë angazhuar fuqishëm dhe kanë pasur koordinim të afërt në trajtimin e kësaj çështje shumë sensitive për viktimat, por edhe për rrethin e tyre dhe krejt shoqërinë kosovare”, ka thënë ministri i jashtëm Pacolli.
Tutje, numri dy i Qeverisë ka kërkuar vazhdimin e përkrahjes së mëtutjeshme të shtetit britanik për senzibilimin e opinionit ndërkombëtar lidhur me këto krime brutale të forcave serbe me qëllimin e parandalimit të tyre në të ardhmen kudo në botë si dhe në nxitjen e ballafaqimit me drejtësinë të kryerësve të këtyre krimeve të rënda.
Në këtë drejtim, ai ka shprehur përkushtimin e Republikës së Kosovës për të qenë pjesë e nismave ndërkombëtare për parandalimin e dhunës seksuale në konflikte dhe luftëra.
Sipas organizatave jo-qeveritare që përfaqësojnë viktimat, besohet se gjatë luftës së fundit në Kosovë kanë ndodhur rreth 20 mijë raste të abuzimeve seksuale. /kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAllen përmend Asociacionin, e ndërlidh me rrugëtimin euroatlantik të Kosovës
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare
Kosova nënshkruan marrëveshje me SHBA-të kundër manipulimit të informacionit nga shtetet e huaja
Najçevska: Pse është kaq e rëndësishme që kryetari i parlamentit të jetë shqiptar
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Policia ndalon një serb në Leposaviq, kishte veshur uniformë ushtarake të Serbisë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare