LAJMI I FUNDIT:

​Krasniqi: Do të ishte dëm i madh nëse mbyllet programi i gazetarisë

​Krasniqi: Do të ishte dëm i madh nëse mbyllet programi i gazetarisë

Në Universitetin e Prishtinës mund të mbyllet drejtimi për Gazetari që nga viti i ardhshëm.

Sipas dosjeve që ka siguruar mediat, as ky drejtim nuk i ka përmbushur kriteret e vendosura nga Këshilli Shtetëror për Cilësi. Ndërkaq, shefi i Departamentit të Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës, Milazim Krasniqi ka konfirmuar për KosovaPress-in, se ata nuk kanë marrë një vendim të tillë, por ka thënë se vendosja e programit të gazetarisë në listën e programeve të pezulluara, ka qenë një gabim teknik.


“Ne ende nuk e kemi zyrtarisht një dokument të tillë, është lansuar që ka propozim për pezullim të programit të bachelor-it (në gazetari) edhe pse, po them, jo zyrtarisht. Ne kemi akreditim të këtij programi deri në vitin 2020. Agjencia në takim me Komisionin Parlamentar ka deklaruar që në rastin e gazetarisë është një gabim teknik, tash ne jemi në pritje që ata ta korrigjojnë atë gabim teknik”, ka thënë Krasniqi për KosovaPress.

E mbylljen e mundshme të këtij programi, Krasniqi e ka cilësuar një dëm të madh për gazetarinë në Kosovë. Sipas tij, gazetaria është programi me shkallën më të lartë të punësimit.

“Do të ishte një dëm i madh, sepse mediat dhe gazetaria në vendin tonë janë duke u zhvilluar në mënyrë të fuqishme dhe nevoja për gazetarë të kualifikuar është gjithnjë e madhe. Sipas statistikave që nxjerrë, në programin master kemi shkallën e punësimit 100 përqind, ndërsa në nivelin bachelor shkallën e punësimit e kemi 72 përqind, që do të thotë se (gazetaria) është programi me shkallën më të lartë të punësimit në të gjitha universitetet e Kosovës. Prandaj, mbyllja e një programi që është kaq i suksesshëm do të ishte pakuptim”, ka thënë Krasniqi.

Në rast të mbylljes së programit të gazetarisë, Krasniqi ka njoftuar se do të bëjnë ankesë dhe do të ndjekin rrugët ligjore.Përndryshe, rektorët e universiteteve publike së fundmi kanë kërkuar shkarkimin e Këshillit Shtetëror për Cilësi për shkak të pezullimit të disa programeve studimore në universitetet publike të Kosovës.

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Lajme
“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

Lajme
QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata

QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata "Alwaleed Philanthropies Global" në bashkëpunim me Fondacionin “Jahjaga”

Shëndetësi
Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Lajme
Kalo në kategori