LAJMI I FUNDIT:

​Katër të vdekur nga përplasja e helikopterit me një aeroplan

​Katër të vdekur nga përplasja e helikopterit me një aeroplan

Katër persona kanë humbur jetën sot pas përplasjes në fluturim mes një avioni turistik dhe një helikopteri shpëtimi në jugperëndim të Gjermanisë, njoftoi policia lokale.

“Dy avionët janë përplasur në komunën e Rheinhausen, pranë Karlsruhes”, theksoi policia pa mundur të japë detaje për shkaqet e aksidentit.


Autoritetet nuk ishin në gjendje të jepnin informacione për numrin ekzakt të pasagjerëve në secilin prej aparateve.

Përplasjet në fluturim janë shumë të rralla. Një prej aksidenteve më të rënda në vend ka ndodhur në vitin 2002, kur një avion mallrash përplasi në fluturim një avion Tupolev që transportonte pasagjerë duke shkaktuar 71 të vdekur. /kp/