LAJMI I FUNDIT:

​Haziri: Stadiumi i qytetit po bëhet sipas standardeve të FIFA-s dhe UEFA-s

​Haziri: Stadiumi i qytetit po bëhet sipas standardeve të FIFA-s dhe UEFA-s

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, gjatë vizitës të punimeve në rindërtimin e stadiumit të qytetit, ka thënë se ky stadium po bëhet sipas standardeve të FIFA dhe UEFA.

Qyteti i Gjilanit ka kohë që po kërkon një stadium siç i ka hije.


Dhe, kryetari i komunës, Lutfi Haziri, ka thënë se qyteti i futbollit do të ketë një stadium fantastik të nivelit ndërkombëtar.

“Stadiumi është në fazën e parë të ndërtimit. Janë duke u bërë tribunat e reja në dy anët veri-jug, ndërsa ato të vjetrat do të rindërtohen. Është stadium i kategorisë së katërt sipas standardeve të FIFA dhe UEFA dhe i plotëson kushtet për ndeshje ndërkombëtare, për të gjitha grupmoshat”, ka nënvizuar Haziri.

Haziri ka shfaqur shpresën që operatori ekonomik do t’i përfundoj punimet sipas planit dinamik.

“Besoj shumë që operatori do të kujdeset që në plan dinamik t’i përfundoj punimet në ndërtimin e stadiumit, i cili do të bëhet krejt i ri dhe asgjë nuk mbetet prej asaj që ka qenë më herët.

Besojmë shumë shpejt që Gjilani dhe Drita do t’i shfrytëzojnë terren ndihmëse që tashmë do të nisim me ndërtimet”, është shprehur kryetari i Gjilanit. /kp/

Në trend Sport

Më shumë
Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Lista e 50 klubeve më të vlefshme të futbollit: Man Utd lë pas Real Madridin, ngjiten klubet e MLS

Lista e 50 klubeve më të vlefshme të futbollit: Man Utd lë pas Real Madridin, ngjiten klubet e MLS

Ndërkombëtare
Granit Xhaka, lojtar i ndeshjes Bayer Leverkusen 2-2 Roma: Statistikat e tij janë fantastike

Granit Xhaka, lojtar i ndeshjes Bayer Leverkusen 2-2 Roma: Statistikat e tij janë fantastike

Liga e Evropës
Finale shqiptare në Ligën e Evropës, Xhaka dhe Gjimshiti do të jenë përballë

Finale shqiptare në Ligën e Evropës, Xhaka dhe Gjimshiti do të jenë përballë

Liga e Evropës

"Deri dje, nuk isha i sigurt se kush ishte lojtari më i mirë në botë, tani e di" - De Ligt me fjalë të mëdha për yllin e Realit

Liga e Kampionëve
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori