LAJMI I FUNDIT:

​Haradinaj: Besimi në Aleancën është rritur, e ka kaluar 20 për qind

​Haradinaj: Besimi në Aleancën është rritur, e ka kaluar 20 për qind

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dega në Pejë, sot ka shënuar 19 vjetorin e themelimit. Në këtë përvjetor mori pjesë edhe kryetari i AAK-së njëherësh kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ku ka folur për themelimin e AAK-së në kohën e vështirë të pas luftës, ku tha se “ka qenë një Kosovë e djegur, një Pejë e djegur dhe shumë vuajte dhe sakrifica”.

Haradinaj ka thënë se besimi në Aleancën është rritur, duke kaluar 20 për qind.


“Në këto 19 vjet të rrugës sonë, nuk i kemi gjuajt baltë, e kemi ruajt të drejtën tonë edhe në kohëra më të vështira. Nuk kemi lejuar kurrë më i shkaktuar dëme popullit. Më kujtohet kur jam kthyer prej Hagës, me rastin e vrasjes së valluat Enverit, Dukagjini i ka pasur do plagë, i kemi bërë sherr njëri tjetrit. Pra, kur jam kthyer në atë kohë ka qenë ditë zie e shpallur dhe plotë më kanë pyetur ‘çka donë me i thënë popullit? Thash, kam me i thënë popullit, asnjë njeri i këtij vendi s’duhet me shkua poshtë’. Nuk guxojmë ne kurrë me marrë në qafë njeriun tonë, njëri tjetrin. Ne kemi me forcuar këtë vend dhe ne kemi me quar përpara këtë vend”, theksoi Haradinaj, raporton KP.

Kryetari i degës së AAK-së në Pejë, Ali Berisha tha se Aleanca po forcohet dhe nuk ka askush që e ndal për të qenë partia e parë politike në Kosovë.

“Janë tri elemente bazike që po ndikojnë që partia të rritet. Është puna e jashtëzakonshme e kryeministrit tonë për shtet dhe sovranitet e Ramush Haradinjat. Nuk po thonë shumë politikanë të njohur, intelektual, nuk thonë kot, që Ramush Haradinaj edhe një herë në paqe po e shpëton Kosovën. Aleanca po rritet edhe për një element tjetër, kemi kryetar të jashtëzakonshëm nëpër komuna, që po i udhëheqin komunat. Dhe faktori tretë, janë aktivistët e Aleancës, kemi shumë aktivistë edhe në Pejë, anë e mbanë Kosovës se çdo ditë po punojnë shumë për konceptin politik të Aleancës”, tha Berisha.

Ai shtoi se AAK në Pejë, edhe përkundër sfidave, prapë mbetet dega me fuqinë e votës më të madhe për Aleancën në nivel Kosove./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori