LAJMI I FUNDIT:

​Edhe kjo police mori pjesë sot në aksionin në veri (Foto)

​Edhe kjo police mori pjesë sot në aksionin në veri (Foto)

Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës kanë ndërmarrë sot një aksion në Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan në të cilin janë arrestuar 19 zyrtarë të policisë, ata dyshohen për kontrabandë dhe krim të organizuar.

Aksioni ka filluar qysh në orët e hershme të mëngjesit, nga i cili janë  lënduar katër policë të Kosovës, pas rezistencës së armatosur që kanë hasur në Zubin Potok.


Drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, ka deklaruar se  sapo e kanë vërejtur rezistencën e armatosur në Zubin Potok, kanë dhënë urdhër për angazhimin e njësive elitë të PK-së, ku në mesin e tyre kishte edhe femra – e njëra ndër to është edhe kjo që shihet në fotografi. /kp/Telegrafi/

E gjitha ajo që ndodhi në veri: