LAJMI I FUNDIT:

Kush është Afrim Gashi, kryetari i ri i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut

Kush është Afrim Gashi, kryetari i ri i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut

Afrim Gashi është kryetari i ri i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, i propozuar nga Koalicioni VLEN, e cila pritet ta formojë Qeverinë e re në koalicion me OBRM-PDUKM.

Gashi në seancën e sotme konstituive të Kuvendit u votua për kryetar me 76 vota “për” dhe 6 “kundër”. Gashi për herë të tretë në këtë përbërje parlamentare është zgjedhur deputet, ndërsa deri dje ka qenë edhe kryetar i Alternativës.

Biografia e Afrim Gashit


Afrim Gashi është i lindur më 9 nëntor të vitit 1977 në Shkup. Shkollën fillore dhe të mesme i kreu në vendlindje, duke bërë betejë për hapjen e paraleles së mjekësisë edhe në Shkup.

Gjatë shkollës së mesme është marrë edhe me muzikë, ndërsa bashkë me grupin e tij kanë marrë pjesë edhe nëpër festivale të ndryshme.

Afrim Gashi zgjidhet kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut
Lexo po ashtu Afrim Gashi zgjidhet kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut

Fakultetin Juridik në Universitetin e Tetovës e mbaroi në vitin 2007, ndërsa studimet pasuniversitare, në Institutin e Studimeve Juridike, Sociologjike dhe Politike në Shkup – në drejtimin e shkencave politike, i përfundoi më 2021.

Një kohë ka punuar në SHB “Logos-A” – Shkup, ndërsa në opinionin është i njohur edhe si publicist, duke qenë aktiv me shkrime publicistike në media të ndryshme shtypit dhe ato elektronike në gjuhën shqipe dhe maqedonase

Në vitin 2011 e ka themeluar revistën mbarëkombëtare “Shenja” dhe deri në vitin 2014 ka qenë kryeredaktor i saj.

Nga viti 2014 është aktiv edhe në politikë, duke e themeluar Lëvizjen Besa. Ai është nismëtar, projektues dhe ideator i saj, ndërsa një kohë e ka ushtruar edhe detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të saj.

Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të vitin 2016 është zgjedhur deputet, duke kandiduar në njësinë zgjedhore nr. 2.

Më 9 mars 2019, pas ndarjes së Lëvizjes Besa, Gashi themeloi partinë “Alternativa” dhe u zgjodh kryetar i saj.

Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2020 ai sërish u zgjodh deputet.

Ai është i martuar dhe prind i tre fëmijëve, dy vajzave dhe një djali./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Lajme
“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

Lajme
Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në

Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në

Lajme
Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

Lajme
Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

Lajme
Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lajme
Kalo në kategori