“Na shërbeu shumë fakti që qëndruam dy javë bashkë për të gjetur motivimin e duhur të këtyre lojtarëve, që e çuan këtë skuadër në Europian”, ishte deklarata e De Biasit në përfundim të ndeshjes së fituar dje me Izraelin.
Mesa duket ky ishte çelësi i suksesit për kuqezinjtë, pas krizës së ndeshjeve të fundit që ishin finalizuar me humbjen e Luksemburgut.
Fitorja 3-0 ndaj Izraelit bëri të harrohej gjithçka shumë shpejt dhe paralelisht na riktheu në kujtesë kombëtaren më të mirë të viteve të fundit, atë të Europianit.
Mungesat e Agollit, e Berishës në portë, apo e Xhakës në mesfushë thuajse nuk u ndienë fare. Aliji, si zëvendësuesi i kapitenit ishte në harmoni perfekte me pjesën tjetër të repartit, ku Mavraj e Gjimshiti kanë konsoliduar tashmë një dyshe që po bën të harrohet dalëngadalë mungesa e Canës, ndërkohë që për Hysajn fjalët janë të tepërta.
Ndërkohë, mesfusha u udhëhoq edhe njëherë nga fantazia dhe këmbëngulja e Memushajt, i mbështetur herë pas here nga fantazia dhe shpejtësia e Hykës apo Roshit, por qershia mbi tortë e këtij rikthimi të suksesshëm të kuqezinjve mbetet Armando Sadiku.Një tjetër bast i fituar i De Biasit sa i përket sulmit dhe në tërësi për ndeshjen krejtësisht të dominuar, që nga përqindja e mbajtjes së topit, që ishte 60%, deri te numri 21 i goditjeve në portën kundërshtare.
Atëherë kur u duk se gjithçka i kishte dalë jashtë kontrollit, 60-vjeçari italian gjeti forcën për t’iu kundërpërgjigjur të gjithëve, në fillim me rezultatin e punës së tij dhe të lojtarëve, e në fund me deklaratën ndaj kritikëve.
“Për sa u përket kritikave, kur janë konstruktive dhe për lojën më pëlqejnë. Por kur vijnë nga njerëz që shohin vetëm rezultatin, nuk më pëlqejnë shumë”, tha De Biasi.
Një përgjigje ndaj atyre që e menduan të dorëzuar përballë nivelit jo shumë të lartë të kuqezinjve. Por në momente të vështira, Gianni De Biasi ka ditur gjithmonë të reagojë, duke treguar aftësinë e tij më të madhe, motivimin e kësaj skuadre pa yje, por një grupi që di të luajë futboll.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Fjalët e para të Usyk pasi u shpall kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
"Kemi takuar Mourinhon dhe kemi zgjedhur detajet në aspektin financiar" - portugezi mund të drejtojë dy futbollistët shqiptarë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare