LAJMI I FUNDIT:

​Artistët që nuk i duan në disa shtete – ja pse dhe ku!

​Artistët që nuk i duan në disa shtete – ja pse dhe ku!

Edhe pse në botën e tyre bëjnë shumë dhe janë shumë të dashur për fansat, disa prej tyre nuk janë të mirëpritur nga disa shtete.

Kina dhe Japonia, janë mollë e ndaluar për disa artistë. Performancë në këto dy shtete nuk mund të bëjnë Miley Cyrus, Brad Pitt apo Snoop Dogg.

Arsyet e dëbimit të këtyre artistëve i ka përmbledhur revista In Touch.
50-cent-nuk-kam-fjetur-me-kim-kardashian-video_hd.jpg
Miley Curys – nuk mund të shkojë në Kinë. Ajo u ndalua në vitin 2009, pas qarkullimit të një foto të këngëtarës e cila bënte një fytyrë me anë të së cilës fyente aziatikët dhe e akuzuan për racizëm.

Snoop Dogg – Përdorimi i marihuanës nga ana e tij edhe gjatë performancave në skenë – ky reper është dëbuar nga Norvegjia. Ai madje u përpoq të fuste marihuanë kontrabandë në vend. Për të njëjtën arsye ai është dëbuar edhe nga Mbretëria e Bashkuar, Australia dhe Holanda.


Brad Pitt – Kinën e ka të ndaluar edhe ky aktor i cili për shumë kë është i dashur. Pitt u dëbua nga ky vend pas realizimit të filmit “Seven Years in Tibet”, në 1997, pasi zemëroi qeverinë kineze me përshkrimin që i bënte ushtrisë në vend.

50 Cent – Këtë reper nuk mund ta mendoni se cili vend e ka përjashtuar. Performancat e tij nuk mund të shihen në shtetin më miqësor në botë, Kanada.

Lady Gaga – Performancat e saj që shpesh quhen të çmendura, nuk mund t’i shihni në Indonezi. Gaga-s iu mohua hyrja në këtë shtet me 2012.

Chris Brown – Dhuna që ushtroi ndaj ish – të dashurës së saj Rihanna, ka bërë që Brown mos të jetë i dëshiruar në Britaninë e Madhe dhe para një dite atij iu ndalua edhe hyrja në Kanada.

Harrison Ford – Në vitin 1995, Harrison Ford dëshmoi para Komitetit të Punëve të Jashtme të SHBA për të shprehur mbështetjen e tij për një Tibet të pavarur. Për pasojë ai u dëbua përjetësisht nga Republika e Kinës.

Paris Hilton – Para pesë viteve Hiltonit ju ndaluar hyrja në Japoni.

/Telegrafi/