LAJMI I FUNDIT:

Zgjidhet misteri i ‘Ujëvarës të përgjakur’

Zgjidhet misteri i ‘Ujëvarës të përgjakur’

Misteri se nga rrjedh gjaku në një ujëvarë në Antarktidë është zgjidhur pas një shekulli që u zbulua nga shkencëtarët.

Një studim nga Universiteti i Alaskës ka treguar se një gjë e tillë rrjedh nga një liqen i madh që është bllokuar nga akulli për rreth 1 milionë vjet.


“Ne lëvizëm mbrojtëset rreth akullnajave në mënyrë që të shinim gjithçka që ndodhej brenda në akull,” – tregon Christian Carr, një bashkëautore e studimit.

Ata u tronditën kur zbuluan se liqeni nuk kishte ngrirë, pavarësisht se ishte i mbuluar me akull për një kohë shumë të gjatë. Është konfirmuar se akullnaja ka sistemin e vet të ujit, transmeton oranews.

Kjo ujëvarë është zbuluar që në 1911 në Glacier Taylor.