LAJMI I FUNDIT:

Zgjedhjet, Apostolova ka dy kërkesa për liderët politikë

Zgjedhjet, Apostolova ka dy kërkesa për liderët politikë

Përfaqësuesja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalia Apostolova, u ka bërë thirrje të gjithë liderëve politikë që të sigurojnë se zgjedhjet dhe kampanjat zgjedhore do të kryhen në përputhje me standardet politike, si dhe të sigurojnë që në lista të vendosen kandidatët që përmbushin standardet më të larta të zyrtarëve publik.

Këto komente ajo i bëri pas nënshkrimit të memorandum mirëkuptimit me kryetaren e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka dhe ministrin në detyrë të Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj.


Shefja e misionit të BE-së, Natalia Apostolova, pas nënshkrimit të memorandumeve, ka bërë thirrje tek liderët politikë që të sigurojnë që në listat për deputet të vendosen kandidatët më të mirë të cilët i përmbushin standardet më të larta zyrtare.

“Bëj thirrje tek liderët politikë që të sigurojnë që në lista të vendosen kandidatet të mirë të cilët përmbushin standardet më të larta të zyrtarëve publik. Më lejoni të inkurajojë qytetarët e Kosovës jashtë dhe brenda vendit që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre dhe të votojnë përfaqësuesit dhe për të ardhmen e tyre“, tha Apostolova.

Ajo po ashtu ka folur edhe për mision vëzhgues dhe qëllimin e nënshkrimit të memorandumit me ministrin në detyrë të Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj dhe kryetaren e KQZ-së, Valdete Daka.

“Më lejoni të them se zgjedhjet në Kosovë do të mbahen në një moment kritik për reformat e saj lidhur me BE-në. Gatishmëria e BE-së të pozicionojë monitorues në një njoftim aq të shkurtër, tregon se BE-ja është shumë e përkushtuar ndaj Kosova dhe tregon rëndësinë e BE-ja i jep këtyre zgjedhjeve. Dua të shfrytëzoj rastin dhe të them se zgjedhjet e drejta dhe të lira janë baza e çdo demokracie të shëndetshme. Në të vërtetë ato sigurojnë që qeveritë fitojnë fuqitë e tyre nga sundimi i popullit. E nënvizoj se BE-ja pret një proces zgjedhor të lirë, të drejtë, transparentë dhe të besueshëm. Prandaj, ne bëjmë thirrje tek të gjithë liderët politikë që të sigurojnë se zgjedhjet dhe kampanjat zgjedhore do të kryhen në përputhje me standardet politike”, tha Apostolova.

Ndërsa, kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, tha se përmes këtij memorandumi KQZ-ja, garanton qasje dhe lehtësi për misionin vëzhgues të BE-së.

“Përmes këtij memorandumi KQZ, do të garantoj lehtësi dhe qasje të misionit vëzhgues të BE-së dhe anëtarët e saj për aspektin që ndërlidhen me procesin zgjedhor. KQZ vlerëson lartë interesimin e BE-së për të vëzhguar këto zgjedhje dhe konsiderojmë se do t’i kontribuoj rritjes së besueshmërisë me integritetit të procesit zgjedhor“, tha Daka.

Daka shtoi se edhe në të kaluarën ka pasur memorandum të tillë të nënshkruar. Sipas saj, raportet që kanë dal nga vëzhguesit e BE-së, kanë qenë të mirëseardhura për institucionin që ajo drejton. Ajo shpreson që këto zgjedhje dhe raportet që do të dalin nga zgjedhje të kalojnë në një frymë demokratike ferr dhe të lirë dhe se të gjitha rezultatet do të jenë të pranuara nga të gjithë.

Në emër të Qeverisë së Kosovës, nënshkrimin e memorandumit e ka bërë ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, i cili tha se Qeveria ofron të gjitha masat teknike për misionin e BE-së gjatë zgjedhjeve.

“Për neve si një vend demokratik, si një vend i cili po ndërton një shoqëri të re, organizimi i zgjedhjeve të lira, ferr demokratike dhe mbajtja e një gare po ashtu në mes të partive politike është gjëja më e rëndësishme që mund të bëjë një shtet i ri. Në këtë drejtim arritja e standardeve më të larta është një qëllim i joni madhor si Qeveri e Kosovës. Dua të ju informoj që Qeveria e Kosovë do të ndërmerr të gjitha masat që vëzhguesit e BE-së, të mbështet në rrafshin teknik dhe të kemi kushte të favorshme me qëllim që ta kryejmë punën e tyre të pavarur dhe profesionale“, tha Hoxhaj.

Ai po ashtu tha se edhe presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka ftuar një delegacion të BE-së dhe se ky memorandum ka mbështetjen e të gjitha institucioneve të Kosovës.

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Lajme
“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

Lajme
QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata

QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata "Alwaleed Philanthropies Global" në bashkëpunim me Fondacionin “Jahjaga”

Shëndetësi
Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Lajme
Kalo në kategori